Pse Princi Louis nuk shkoi në koncertin e kurorëzimit, zbulohet se çfarë bërtiste i vogli nga karroca

schedule11:32 - 8 Maj, 2023

schedule 11:32 - 8 Maj, 2023

Princi Louis ishte padyshim ylli i ballkonit të Buckinghamit pas kurorëzimit të Karlit  të III, pasi lëvizjet e tij u bënë virale. Sidoqoftë, fansat mbretërorë u zhgënjyen që nuk e panë atë në koncertin e kurorëzimit të Mbretit Karl.

Prindërit, Princi William dhe Kate Middleton, ishin të pranishëm me fëmijët e tyre më të mëdhenj, Princin George dhe Princeshën Charlotte, por Louis mungonte. Familja e shijoi shfaqjen, por mungesa e Princit Louis zhgënjeu publikun.

Ka më shumë gjasa që ai të ketë kaluar mbrëmjen në shtëpi me dadon e familjes, pasi 5-vjeçari mund të jetë larguar në mënyrë diskrete gjatë ceremonisë së kurorëzimit për shkak të të qenit shumë i vogël.

Kurorëzimi i gjyshit të tij ishte ngjarja e parë e madhe zyrtare ku mori pjesë Louis, i cili më herët nuk ishte pjesëmarrës në funeralin e stërgjyshes së tij Elizabeth II në shtator.

Nga ana tjetër, një lexues buzësh pretendon se ka deshifruar atë që Princi Louis thotë në karrocë dhe beson se i vogli po bërtet: Çfarë po bërtet? Çfarë po bërtisni?”.

Kujtojmë që Take That, Katy Perry, Andrea Bocelli dhe shumë yje të tjerë kënduan në koncertin e kurorëzimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!