Pse postimi i një imazhi të zi me hashtagun ‘Black Lives Matter’ pati kritika?

schedule15:45 - 3 Qershor, 2020

schedule 15:45 - 3 Qershor, 2020

Ditën e djeshme, nëpër rrjete sociale u shpërndanë foto të zeza të shoqëruara me hashtagun #BlackLivesMatter dhe #BlackOutTuesday. Fotoja e zezë u pa si një mënyrë protestimi online për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd dhe racizmim në SHBA.

Nisma nisi fillimisht nga njerëz të industrisë së muzikës, të cilët kërkuan solidaritet me lëvizjen #BlackLivesMatter. Pas shpërndarjes në rrjete sociale, të shumtë qenë njerëzit, personazhe të njohur, organizata dhe qytetarë të thjeshtë të cilët shpërndanë kudo një foto të zezë. Fill pas kësaj, pati kritika pasi njerëzit duket se e keqkuptuan fushatën online dhe postimi i fotove të zeza nuk ndihmonte askënd.

Duke përdorur hashtagun #BlackLivesMatter si mbishkrim mbi fotot e zeza, njerëzit “bllokuan” postimet që kanë si qëllim të shfaqin se çfarë po ndodh realisht me protestat. Në hashtagun e mësipërm shfaqeshin vetëm foto të zeza dhe asnjë zhvillim i ri mbi ngjarjet, gjë që nuk është në dobi të protestave.

Të tjerë njerëz patën kritika duke thënë se tashmë nuk është koha që njerëzit të qëndrojnë në heshtje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!