Pse po rritet numri i burrave që po përdorin makeup!

schedule16:11 - 6 Janar, 2021

schedule 16:11 - 6 Janar, 2021

Nga një krem hidratues i lehtë për lëkurën, balsami i tejdukshëm i buzëve, apo fondatina, janë disa nga mënyrat sesi burrat sot po bëjnë makeup. Kjo tendencë është në rritje, dhe po shohim gjithnjë e më shumë burra që përdorin produkte bukurie në fytyrën e tyre, si në evente ashtu dhe në jetën e përditshme. Ne të abcnews.al do ju tregojmë më poshtë se pse meshkujt po përdorin më shumë makeup, kohët e fundit. Dhe kjo gjë nuk ka lindur në shekullin 21.

Burrat kanë vënë makeup qindra mijëra vjet më parë

Imazhi i Faraonit Tutankhamun me vetullat dhe sytë e lyer
Imazhi i Faraonit Tutankhamun me vetullat dhe sytë e lyer.

Makijazhi te meshkujt nuk është diçka e re, por kjo daton që në Egjiptin e Lashtë, ku burrat vendosnin vajra në lëkurën e tyre për ta mbrojtur atë nga nxehtësia e shkretëtirës dhe nga rrezet e diellit. Burrat e klasës së lartë të Egjiptit të Lashtë shpesh lyenin edhe sytë. Edhe burrat nga Roma e Lashtë përdorini përbërje të ndryshme për fytyrën. Burrat romakë gjithashtu hidhnin dhe një parfum të lehtë, hiqnin qimet në pjesë të caktuara të trupit dhe ndojëherë zbardhin fytyrën.

Gjatë kohës së Mbretëreshës Elizabeth I, burrat pudronin fytyrat e tyre dhe në Japoni në shekullin e 17-të, aktorët meshkuj nga teatri Kabuki bënin makeup. Duke iu afruar kohëve moderne, duhet të përmendim epokën e Hollywood-it të vjetër që solli sërish makeup-in për meshkujt.

Aktori i Holliwood-it Clark Gable
Aktori i Holliwood-it Clark Gable.

Edhe pse mbajtja e makijazhit nuk është diçka e re për burrat, deri vonë, ishin kryesisht aktorët dhe muzikantët që ishin të grimuar për t’u dukur bukur në skenë. Sot, ne shohim gjithnjë e më shumë burra që përdorin produkte bukurie edhe në jetën e tyre të përditshme, dhe pyetja juaj është pse meshkujt po e preferojnë kaq shumë grimin kohët e fundit?

Shumë produkte bukurie për meshkujt po shfaqen në treg

Edhe pse makeup-i për burrat ka ekzistuar që në kohët antike, vetëm tani kanë dalë në treg shumë produkte për meshkujt. Shumë kompani kozmetike po prodhojnë produkte për meshkujt. Sigurisht, burrat mund të përdorin kozmetikë tradicionale të krijuar për gratë, por disa mund të ndihen jo mirë me këtë. Pra, sa më e gjerë të jetë zgjedhja e produkteve të bukurisë mashkullore, aq më shumë burrat inkurajohen t’i provojnë në fytyrat e tyre.

Duket sikur audienca mashkullore sa vjen dhe rritet për industrinë e bukurisë dhe në të ardhme do të shohim akoma më shumë produkte posaçërisht për ta. Koleksioni Boy De Chanel nga Chanel, për shembull, ofron një shumëllojshmëri të gjerë të produkteve për bukurinë dhe lëkurën e burrave, duke përfshirë kremin hidratues, fondatinën, korrektorin, lapsat e syve, balsamin e buzëve dhe manikyrin e thonjve për krijimin e një pamje natyrale./e.b-abcnews.al