Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse përshtatja me ndryshimet është çelësi për një jetë të lumtur

schedule13:24 - 12 Tetor, 2020

schedule 13:24 - 12 Tetor, 2020

Nga Lindsay Baker, BBC

“Jeta është rrjedhë”, ka deklaruar filozofi Heraklit. Filozofi grek theksoi në vitet 500 para Krishtit, gjithçka po ndryshonte dhe ndryshimi ishte ndryshe nga ajo çfarë kishim parë.

Jeta rrjedh gjithnjë si një lumë dhe ndërsa ne shkelim nga bregu i lumit në lumë, ujërat që rrjedhin mbi këmbët tona nuk do të jenë kurrë të njëjtat që rrodhën nga moment i parë.

Herakliti arriti në përfundimin se natyra e jetës është ndryshimi, t’i rezistosh kësaj rrjedhe të natyrës do të thotë t’i rezistosh thelbit të ekzistencës sonë. “Nuk ka asgjë të përhershme përveç ndryshimit,” tha ai.

Romancierja, Elena Ferrantetha tha: “Ne nuk duhet të kemi frikë nga ndryshimi, ndryshimi nuk duhet të na frikësojë”. Nëse do  të mësojmë të menaxhojmë  këtë rrjedhë të vazhdueshme, ne mund ta menaxhojmë vetë jetën. Që në fillesat e njerëzimit, shumë artistë, shkrimtarë dhe filozofë të mëdhenj janë ndeshur me nocionin e ndryshimit dhe impulsin tonë për t’i rezistuar asaj.

“Diçka tek ne dëshiron të mbetet ende një fëmijë… të refuzojë ndryshimin dhe gjërat e çuditshme në jetë”, shkroi psikologu dhe autori Carl Jung, duke i bërë jehonë fjalëve të  Heraklitit.

Për këta mendimtarë,  refuzimi për të përqafuar ndryshimin si një pjesë e domosdoshme dhe normale e jetës do të çojë në probleme, dhimbje dhe zhgënjim. Nëse  do të pranojmë që gjithçka ndryshon vazhdimisht dhe çdo gjë është kalimtare, gjërat do të ecin  më mirë.

 

Pra, a duhet të na dorëzojë teoria ‘jeta është rrjedhë’, ndaj të gjitha sfidave, ndryshimeve dhe krizave që jeta na përball? Jo domosdoshmërish, ka pohuar, John Sellars, autor dhe filozof në Universitetin e Londrës. Sipas Sellars, teoria e Heraklitit tregon se ne duhet të pranojmë ndryshimin dhe jo të dorëzohemi.

Ndryshimi është një temë e preferuar e Stoicizmit, një shkollë e filozofisë helenistike (pjesërisht e frymëzuar nga Herakliti) që përbëhet nga një sistem logjik dhe pikëpamjet e tij për botën natyrore. Të jesh ‘stoik’ do të thotë të durosh  pa ankesa, ‘të buzëqesh e të durosh’. Por filozofia është më shumë se kaq. Në librin e tij, Sellars ndërthur së bashku mendimet e tre stoikëve – Seneka, Epictetus dhe Marcus Aurelius – duke treguar se si idetë e tyre mund të na ndihmojnë sot, transmeton abcnews.al

“Stoikët besojnë se asgjë nuk është e qëndrueshme dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Bota natyrore përbëhet nga një seri procesesh që ndryshojnë, por nëse duam të jetojmë të lumtur me natyrën duhet të jetojmë në harmoni me të. ” Dhe në fakt, Stoicizmi nuk ka të bëjë vetëm me rezistencën ndaj ndryshimit por më shumë më përballjen me të. Gjithçka ndryshon, pyetja është, a ndryshojmë ne me të? ” thotë Sellars. “Stoikët thonë se nëse nuk kemi ndonjë zgjedhje, nuk mund ta luftojmë atë.”

Kjo ide është si jehonë në të gjithë artin dhe letërsinë. Autorja britanike Virginia Woolf, tha : “Një person që vazhdon të ndryshojë është dikush që vazhdon të jetojë”. Në një nga veprat e saj më të arrira, Valët (1931), Woolf flet për  ndërgjegjen e gjashtë miqve, duke filluar nga fëmijëria e tyre. Personazhet hyjnë në faza të reja të jetës që janë të mbushura me risi dhe mungesë sigurie. Një zë narrativ zhvendoset në mënyrë delikate midis këndvështrimeve të tyre të ndryshme, pasi të gjithë ata përpiqen në një farë mënyre të përcaktojnë identitetin e tyre. Woolf i paraqet të gjithë si  një proces i përhershëm i ndryshimit dhe metamorfozës gjatë gjithë historisë, ashtu siç jemi të gjithë në jetë.

Ndryshimi ishte një nga tematikat kryesore të Woolf. Në romanin e saj Orlando (1928), ajo tregon historinë e një fisniku në kohën e Elizabetës i cili, zgjohet një mëngjes dhe  zbulon se ai është bërë një grua. “Ndryshimi ishte i pandërprerë”, shkruan Woolf në roman, “dhe ndryshimi ndoshta nuk do të mbarojë kurrë.

 

Woolf – megjithëse në fund të fundit nuk ishte në gjendje të pushtonte demonët e saj – mbante një ditar, në të cilën shkruante mendimet e saj më të thella. Ajo e ndau këtë me shumë shkrimtarë dhe mendimtarë të rëndësishëm, mes tyre Susan Sontag, Joan Didion, Oscar Wilde – dhe Stoikun Marcus Aurelius. Në fakt, stoikët rekomandojnë ende mbajtjen e një ditari, në mënyrë që të shprehen  për çdo gjë. Ideja është të bindni veten dhe të jeni të përgatitur, duke pasur parasysh se jeta ndryshon vazhdimisht.

A është racionaliteti  çelësi për të negociuar për ndryshimin? “Qëllimi është të bëjmë një jetë të mirë dhe të lumtur,” thotë Sellars.

Stoikët këshillojnë që çdokush duhet të  vlerësojë gjërat, por edhe të kuptojnë se asgjë nuk zgjat përgjithmonë. “Mos kini frikë nga pasiguria,” tha Sellars.

Stoicizmi lidhet edhe me Budizmin. “Gjërat po ndryshojnë, jetoni momentin, mos krijoni lidhje të forta me gjërat e jashtme.” Kjo mund të tingëllojë e ftohtë  – por nuk është kështu, këmbëngul Sellars. “Sepse si Budizmi, Stoicizmi këshillojnë që ne të kemi dhembshuri për të gjitha krijesat, të mos jemi të pandjeshëm ose pa emocione.”

 

Në romanin e saj, Octavia E Butler tregon për një protagoniste, Lauren, e cila krijon një fe që ajo e quan Earthseed dhe e cila flet për ndryshimin. Lauren i quan vizionet e saj  deklarata epi-gramatike: “Të gjitha ato që prekni ndryshojnë.

E vetmja e vërtetë e qëndrueshme është Ndryshimi. Zoti është Ndryshimi “. Ajo gjithashtu bën lidhje midis jetës, ndryshimit dhe natyrës siç bëri Herakliti në teorinë e tij ‘jeta është fluks’, transmeton abcnews.al

Dhe vizioni i botës për Lauren është ai ku e mira pushton të keqen dhe ku mirësia pushton mizorinë.

Feja e Lauren, Earthseed, përmban aspekte si të Stoicizmit ashtu edhe të Budizmit. Siç thotë Rafaeli: “Idetë përbërëse të farës së tokës nuk janë të reja. Ka elemente të metafizikës budiste, të formësimit botëror judaik përmes veprimit etik dhe përqendrimit stoik në atë që, sado i vogël, mund të bëjë të vërtetë një moment. Nuk duhet të ketë përbuzje për një grup shoqëror ose fetar, por përkundrazi duhet të nxisë mirësinë në një botë të dhunshme, në mënyrë që të përgatisë njerëzit për jetën në planetë të  tjerë. ”

Pra, në krizën tonë sot, si do të na këshillonin stoikët t’i përshtatemi ndryshimit – jo vetëm tani por edhe në të ardhmen.

“Ne duhet të bëjmë dallimin midis gjërave që janë në kontrollin tonë dhe atyre që nuk janë,” thotë Sellars.

Edhe kjo do të kalojë

Një profet mesjetar i kërkoi një njeriu të mençur një këshillë se si të ishte i mbrojtur. Përgjigja e tij? “Edhe kjo do të kaloje”. Ishte një frazë e përdorur muajt e fundit nga aktori Tom Hanks në lidhje me pandeminë e koronavirusit, dhe është titulli i një libri të botuar së fundmi nga psikoterapistja Julia Samuel.

Samuel tregon (në mënyrë anonime) disa nga historitë e klientëve të saj. “Çdo person që ka trokitur në derën time ka pasur probleme me ndryshimin”.

“Ndryshimi është e vetmja gjë e sigurt e jetës dhe dhimbja është agjent i ndryshimit, ajo të detyron të zgjohesh dhe të shohësh botën ndryshe, dhe shqetësimi që vjen nga ndryshimi të  detyron të shohësh realitetin. Ne mësojmë nga dhimbja”.

 

Samueli deklaroi se kur shpërtheu pandemia, shumë prej nesh ishin «të mpirë, të tronditur dhe të shqetësuar. Ajo zgjodhi frazën ‘Edhe kjo do të kalojë’ për titullin e librit të saj sepse “çdokush duhet të përshtatet me ndryshimet. Ju nuk mund ta dini se kjo do të marrë fund ndonjëherë. Në dimër mund të mos besoni se vera do të vijë, por do të vijë. ”

Të pranosh ndryshimin gjithashtu ju bën më të mirë .Është paradoks që sa më shumë ta pranoni se ndryshimi është i pashmangshëm, aq më shumë ka të ngjarë të ndryshoni qëllimisht dhe të përshtateni.” Ndryshimi mund të jetë një motor i përparimit.

Ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli që nga himni i fuqishëm dhe optimist i të drejtave civile të Sam Cooke: A Change is Gonna Come dhe është një këngë që do të mbetet pavarësisht kohës. Dhe kanë kaluar gati 40 vite që kur artistja amerikane Jenny HolzerEse dha një mesazh të fortë: “Ndryshimi është baza e të gjithë historisë, prova e fuqisë”.

Kriza aktuale – dhe lufta për barazinë racore dhe shoqërore i bëjnë fjalët e Holzerit edhe më të qarta sot.

Dhe kur  shumë komunitete  tregojnë solidaritet dhe mbështetje, duket se cilësi të tilla si guximi, qëndrueshmëria, dhembshuria, ndjeshmëria dhe ndjenja për drejtësi  ende mund të gjenden.

Si do të ecim përpara në këtë kohë trazirash, ndryshimesh dhe përmbysjesh? A do të dalim nga kjo situatë me një perspektivë ndryshe mbi njerëzimin, përparësitë dhe vlerat tona? /Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!