Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Sipas një shprehje të vjetër, asnjë vepër e keqe nuk mbetet pa u ndëshkuar. Kjo është sigurisht e vërtetë për sa i përket energjisë së gjelbër. Ekziston një skepticizëm rreth mënyrës se si funksionon energjia diellore dhe turbinat me erë në krahasim me energjinë e prodhuar nga lëndët djegëse fosile.
Por energjia e gjelbër ka një tjetër problem. Rrjetet elektrike moderne funksionojnë me rryma alternative (ac), dhe këto duhet të jenë të një frekuence fikse (zakonisht ose 50hz ose 60hz).
Stabiliteti i kësaj frekuence ruhet nga një fenomen i quajtur inercia sintetike, e cila rezulton nga inercia në fizikë (siç përshkruhet nga ligji i Isaac Njutonit) i mishëruar në turbinat gjeneruese të energjisë fosile (dhe gjithashtu bërthamore dhe hidroelektrike), raporton abcnews.al.
Për sa kohë që ato janë në sinkron, inercia stabilizon në fakt të gjithë sistemin e energjisë. Sa më të vogla të jenë sistemet rrotulluese (në krahasim me turbinat me erë, të cilat rrotullohen jashtë sinkronizimit me strukturën dhe panelet diellore, të cilat nuk rrotullohen fare), aq më pak inerci ka në sistemin e energjisë.
Dhe në disa vende veçanërisht të gjelbra kjo po bëhet një problem, deri në masën që volantët nuk gjenerojnë energji për të zëvëndësuar inercinë që mungon. Një vend i tillë është Britania, e cila gjeneron rreth 30% të energjisë elektrike nga turbinat me erë dhe energjisë diellore.
Statkraft, është një fabrikë që pritet të hapet në vjeshtë, pranë Liverpool. Në vend që firma të mbështetet në një sistem energjie që rrotullohet, kjo do të mbështetet në sisteme më të vogla por që rrotullohen shpejt (1500 rpm).
Për më tepër, National Grid eso planifikon të shtojë dy sisteme të tjera, të ndërtuara nga Siemens, për të rritur akoma më shumë potencialin e ruajtjes së inercisë. Megjithatë, ekziston një alternativë për ndërtimin e rrotave të reja, dhe kjo është ripërdorimi i atyre të vjetrave – me fjalë të tjera, ridizajnimi i sistemeve ekzistuese të karburantit fosil thjesht për të ruajtur inercinë, në vend që të gjenerojë energji elektrike, raporton abcnews.al.
National Grid eso po e teston këtë ide, gjithashtu, në një ish-stacion me gaz në veri të Uellsit. Firma shpreson, si dhe të gjitha këto, të zhvillojë mënyra për të stabilizuar rrjetin pa rrotulluar copa metali për hir të tyre.
Energjia diellore është një rrymë e drejtpërdrejtë (dc), e cila duhet ende të përpunohet nga pajisjet e bazuara në gjysmëpërçues të quajtura invertorët. Kjo është gjithashtu e vërtetë për DC-në, që merret nga pajisjet e ruajtjes së energjisë si bateritë, të cilat përdoren për të reduktuar mangësitë në energjinë diellore dhe të tubinave të erës.
Invertorët monitorojnë dhe përshtaten me frekuencën e sistemit. Sidoqoftë, invertorët mund të projektohen në një mënyrë do të thotë se rryma që ata nxjerrin imiton efektin e jashtëm të inercisë mekanike.
Gjatë kohëve të fundit, invertorët u testuan vetëm në një shkallë të vogël. Duke qenë një ishull, Britania ka një rrjet elektrik pak a shumë të pavarur. Kjo e bën atë një vend të përshtatshëm për të provuar një eksperiment të tillë, raporton abcnews.al.
Një sukses i tillë do të nxiste krijimin e sistemeve të tjera, si për shembull të Australisë, Irlandës dhe Teksasit. Rrjetet më të mëdha në Amerikën e Veriut dhe Europë pa dyshim do të kërkojnë për mënyra të ndryshme.
Incercia sintetike është e nevojshme për të akomoduar ndryshimin në prodhimin dhe përdorimin e energjisë që po ndodh tani. Teknologji të tjera, nga makinat elektrike te furnizimet me hidrogjen-gaz janë po aq të rëndësishme. Por ajo që po ndodh në motorin e ekonomisë së gjelbër është po aq e rëndësishme, nëse jo më shumë.
/abcnews.al