Një ditë më parë një tjetër pacient ndërroi jetë pasi u hodh nga lartësia në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku ndodhej i shtruar pasi ishte i prekur nga Covid-19. Në një lidhje me Skype nga Gjermania, mjekja Aurora Meta Dollenberg tha se depresioni dhe ankthi tek pacientët me virus është rritur ndjeshëm, dhe për këtë ajo tha se është e nevojshme që gjatë trajtimit të tyre, duhet të bëhet gjithashtu dhe një terapi antidepresive.
LEXO EDHE: Hidhet nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit”, humb jetën 52-vjeçari
“Nuk duhet të nënvlerësohet dhe nëse nuk ke të bësh me një pacient psiqik, e ke të vështirë të bësh dhe një terapi të njëkohshme të probleme psiqike sepse jemi të fokusuar tek trupi. Por faktikisht nuk duhet të nënvlerësohet sepse rastet urgjente me vetëvrasje e vërtetojnë që aspekti psiqik në këtë pandemi luan rol dominant dhe nuk kanë probleme as me mushkëritë apo me zemrën, por me një depresion dhe ankth që duke e injoruar mund të çojë deri në vetëvrasje.
Duhet të bëhet dhe një terapi me antidepresiv dhe medikamente që e çlirojnë pacientin nga ankthi dhe e lejojnë të flejë gjumë. “, tha mjekja. /abcnews.al