Pse nuk u paraqit Kurti në “Speciale”? Nazarko: Qeverisja e Albinit ka dështuar në disa fusha, kryesisht në politikën e Jashtme

schedule17:27 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 17:27 - 16 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko në emisionin e “Ballkan Update: në ABC News, foli për zhvillimet e fundit në Kosovë. I ndalur tek mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ai u shpreh se e sheh si një vlerë simbolike.

“Ka një vlerë simbolike edhe për shkak se parlamenti i Kosovës është në prag të shkrirjes së tij dhe duke patur karakter simbolik ka edhe karakter elektoral”, shtoi analisti.

Ndërsa komentoi mosparaqitjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Hagë, pas thirrjes së kësaj të fundit për t’u paraqitur, Nazarko theksoi se ka qenë një zgjedhje e Kurtit për të mos shkuar. Sipas analistit me këtë qëndrim kryeministri i Kosovës, synon të shmangë një gjest dobësie dhe tek publiku.

“Kurti ka zgjedhur që të mos shkojë në mënyrë të vetëdijshme dhe në cilësi të e tjera ka patur punë shpesh me Prokurorinë, ka qenë i arrestuar. Ai ka zgjedhur të mos shkojë sepse konsideron sepse vajtja për një çështje korrupsioni do ta dobësonte imazhin e tij tek publiku dhe do të demonstronte dobësi. Për të shmangur një gjest dobësie ai ka preferuar që t’i ftojë ato në qeveri. Ndoshta Prokuroria ka informacione të tjera që mund të tregojë që për një tender si ky që lidhen me rezervat e shtetit kur kryeministri është i informuar, mund të ketë informacione. Natyrisht kjo nuk është e vetmja çështje, për të cilën përflitet, është edhe ajo e Prokurimit të energjisë. “Më këtë “trimëri” të institucioneve të drejtësisë, mendoj që mund të ketë një frymëzim ndërkombëtar. Pasi duket që në të gjithë Ballkanin, kemi goditje edhe për afera të tjera. Shqipërinë e dimë, por edhe Maqedoninë e Veriut kemi zhvillime dhe akuza në të gjithë rajonin ndaj figurave me profil të lartë publik. Qeveria Kurti ka dështuar në disa fusha, sidomos nëse do t’i referoheshim politikës së Jashtme. Franca dhe Italia janë dy shtete që kërkojnë të mos ketë veprim të menjëhershëm çlirues ndaj sanksioneve, kemi ngecje të dialogut, prishje të marrëdhënieve më SHBA”, tha më tej Nazarko.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!