Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse nuk publikohet rezultati në Vorë/ Minxhozi: Ky precedent mund të krijojë shembull të keq. Meçe: Celibashi, në shkelje të ligjit

schedule21:11 - 11 Maj, 2025

schedule 21:11 - 11 Maj, 2025

Rezultati në Vorë nuk është bërë publik nga KQZ, ndonëse është bërë tashmë i ditur në media. Socialistët ka nisur festën pas rezultatit fitues…

Ndërkohë analisti Skënder Minxhozi ndërsa komentoi lidhur me rastin, tha se ky lloj precedenti mund të krijonte një shembull të keq.

“Ky lloj precedenti teorikisht mund të krijonte edhe një shembull të keq. Kjo që po bëhet sonte mundet që të shërbejë si precedent si shembull i keq që është në situata të tendosura të numërimit të mund të fshihet rezultati…”, tha Minxhozi.

Po ashtu edhe analisti Arben Meçe tha se KQZ ka detyrim ligjor që me t’u certifikuar, të publikohet.

“Duhet edhe KQZ, sepse apeli jonë është atje duhet të kuptojë që çdo konspiracion në procesin e votimin prodhon probleme. Celibashi, është i qartë në këtë moment është në shkelje të ligjit. KQZ ka detyrim ligjor që me tu certifikuar rezultati të dalë… Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo gjë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!