Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pse nuk proteston Vlora? Se e do investimin”, Rama: Së shpejti, një investim shumë i madh midis Kavajës dhe Durrësit

schedule21:11 - 9 Qershor, 2026

schedule 21:11 - 9 Qershor, 2026

Kryeministri Rama foli nga Fieri lidhur me debatet publike për investimet strategjike, protestat mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në disa zona të vendit, përfshirë Vlorën dhe Zvërnecin.

Rama shtoi më tej se Vlora i do investimet dhe nuk dalin të protestojnë si ‘Tirana’.

Rama tha se Shqipëria duhet të synojë investime të mëdha strategjike në turizëm dhe ekonomi, duke shtuar se në të ardhmen priten projekte të rëndësishme zhvillimi në zonën midis Kavajës dhe Durrësit.



“Si do të rriten të ardhurat nga ata që vijnë me bukë me vete dhe i hedhin aty? Ai Pylli i Sodës e di.

Pse proteston Tirana dhe nuk proteston Vlora, se Zvërneci është në Vlorë? Pse nuk del Vlora në protestë? Nuk e kam për ballistët e mbetur në Vlorë.

Kryeqyteti i socialistëve është Fieri, ndërsa e pavarur është Vlora. Nëse do ta ngresh uraganin e PS-së, shko në Fier, por nëse do të ngulësh këmbë që Shqipëria nuk shitet, bëhet në Vlorë.

Vlonjatët nuk i bien gjatë, se po t’i binin gjatë do nxirrnin blogerë. Vlonjatët do ta kishin thënë instinktin politik se vlonjatët, Vlora, Fieri dhe ata që jetojnë këtu i kanë thënë punës “mirëmëngjes”.

Jo që e duan atë investim, por duan edhe të tjera investime kaq të mëdha që do t’i sjellin Shqipërisë.

Shumë shpejt do të shikoni një investim shumë të madh diku midis Kavajës dhe Durrësit.

Pse shqiptarët duhet të shohin me zili Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi?”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!