Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pse nuk po e përkrahni Don Xhonin?”, Fero i drejtohet artistëve shqiptarë

schedule20:40 - 13 Nëntor, 2021

schedule 20:40 - 13 Nëntor, 2021

Don Xhoni dhe Loredana kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Gjuj për to”. Kënga e re e dyshes është ritmike e zhanrit hip-hop dhe është realizuar me videoklip.

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat, por që ka rënë në sy mungesa e përkrahjes nga kolegët.

Për këtë ka shkruar edhe reperi, Fero, i cili ka thumbuar artistët shqiptarë.

“Deri tani e keni suportu Don Xhonin tashmë nuk po e bëni, çka u bë. Mua më pëlqej shumë kënga e re. Suport, suport”, ka thënë ai.

Sa i përket, Feros ka një muaj që ka paralajmëruar se nuk do të lancojë më këngë në gjuhën shqipe dhe projekti i fundit i tij është kënga kushtuar bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!