Kryeministri Edi Rama i thirrur si dëshmitar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët shpjegoi pse nuk morën një kompani të huaj për të kryer këtë proces. Rama mori shembullin e disa shteteve të huaja me eksperiencë në Incenerimin e mbetjeve duke theksuar se ata kanë tarifa shumë më të larta se ajo që paguhet sot në Shqipëri.
Pjesë nga debati
Helidon Bushati: Në vitin 2014 Incenerimi ishte risi në Shqipëri. Dhe ju si person i ndjeshëm për të sjellë risi në Shqipëri keni dhënë prova. Keni shkuar në Dubai për të gjetur Emarin për të sjellë risira në Shqipëri. Si ka mundësi që për këtë process të rëndësishëm në Shqipëri si ka mundësi që nuk shkuat në asnjë vend europian ku incenerimi ka historik dhe të kontaktonte një kompani të madhe që ka eksperiencë në këtë fushë ashtu si keni sjellë risitë e tjera.
Edi Rama: Dua të bëj një korrigjim. Ka rëndësinë e vet lidhur me hyrjen tuaj. Unë nuk kam shkuar në Dubai për të gjetur Emar Group. Unë me përfaqësuesin e tij jam prezantuar nga princi i kurorës së Emirateve të Bashkuara. Angazhimi i tij dhe projekti i madh i Portit të Durrësit është një angazhim që pa urdhrin e princit të kurorës nuk do kishte ndodhur. Dhe madje ka qenë një proces. Prej disa vitesh. Sepse kurora e emirateve kishte një hatërmbetje të pashprehur për mënyrën si ndodhi me aeroportin atëherë.
Nuk kam shkuar unë Kopenhagen të gjej Eingels. Ai kur ishte shumë i ri ka fituar konkursin për xhaminë e Tiranës. Është e vërtetë që unë kam dhe do bëj deri në fund gjithçka që të sjell saa më shumë investitorë dhe projektues. Unë nuk kam pasur asnjë lloj besimi që kjo mund të ndodhte kur u bë ky diskutim. Eksperienca ime në bashkinë e Tiranës dhe kontaktet më kanë treguar që ishte shumë e shtrenjtë dhe nuk ka nevojë të bëjmë diskutime të gjata sepse unë po them që për të njëjtën gjë që në Tiranë kemi trajtim vjetor për 365 mijë ton ke një vlerë investimi për 128 mln euro. Për 100 mijë ton kemi 130 mln euro. Etj me radhë.
Kompanitë ndërkombëtare i kanë tarifat të papërballueshme. Unë mendoj personalisht që tarifa 37 euro e vendosur nga Bashkia e Tiranës e mëparshmja (që drejtohej nga Basha). 37 euro ka qenë propozimi. 37 euro për mua nuk është abuzim. Po të kemi parasysh. Nga eksperienca dhe studimi që kam bërë unë në shifra ne e kemi 29 euro. Franca e ka 152 euro. Si t’i thuash një kompanie franceze hajde ti investo në Shqipëri. Duke qenë se ishte një proces i domosdoshëm, mendoj se kjo është rruga e duhur dhe gjëja e duhur që është bërë. Nuk ka diskutim që përtej aspekteve kritike dhe aspekteve administrative që mund të kenë problematikat e tyre ajo që është e sigurt është se në aspektin për të mirën publike ne kemi bërë gjënë e duhur që është e kotë ta diskutojmë. Kamza sot ka një problem dramatik.
Helidon Bushati: U desh me ardhur kompania pseudo-holandeze me heq skepticizmin tuaj? Ju doni me zgjidh një problem në Elbasan. Pse nuk e hidhni në prokurim? Dhe pastaj mund të vinin kompani nga shumë vende që mund të kishin ardhur me një çmim shumë më pak?
Edi Rama: Zoti Bushati unë nuk fola për holandezë. Nuk është mirë me bërë për të njëjtën gjë. Nuk fola për konsulentë holandezë. Po ju them dhe një gjë se u bë shumë bozë kjo punë. Ato impiante janë atje. Dhe janë fizikisht atje. Me impiantin e Tiranës është përfshirë një kompani ndërkombëtare me 150 vjet eksperiencë. Për mua është shumë e thjeshtë. Tani këto se sib ëhen me tender të një natyre apo tjetër nuk jam unë që i vendos. Puna ime është të them ku do shkojmë por si do bëhet është punë e një skuadre. Unë them dua një Shqipëri pa plehra. Nuk kemi nevojë të diskutojmë psenë. Si-ja vazhdon nga kalkulimet. Sot në Tiranë paguhet trajtimi i mbetjeve që janë 300 e kusur mijë ton çdo ditë. Nuk jam unë që merrem me procedurat. Kam kërkuar informacion dhe nuk më rezulton e paligjshme sepse është një procedurë e kombinuar. Populli nuk paguan asnjë tarifë. Deri këtu shkoj unë.
/abcnews.al