Sali Berisha nuk shikon asgjë në veçantë në faktin që nuk u urua nga ndërkombëtarët pas fitores më 22 maj, kur u zgjodh në krye të PD-së. Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se nuk e kanë bërë as herët e tjera.
“Asnjë lloj veçantie nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herët e tjera. Nuk mbaj mend të ketë Ambasadorë të më kenë uruar. Mundet, por un në memorien time nuk mbaj mend një gjë të tillë”, tha Berisha.
Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister pak ditë më parë deklaroi nga Tirana se Partia Popullore Evropiane do të ketë një forum në javët e ardhshme. A ka ftesë Berisha për tu bashkuar?
“Partia Popullore Evropiane për momentin mban një qëndrim neutral, por zëri ynë do të jetë i pranishëm”, tha Berisha.