Gazetari dhe autori i emisionit “ABC Story”, Ferdinand Dervishi, përmes statusit të tij në rrjetet sociale, ka publikuar disa harta të cilat sipas tij, datojnë në gjysmën e parë të shekullit të 19-të.
Dervishi shkruan se, këto harta tregojnë se në këtë shekull territoret shqiptare, kanë qenë qartësisht të studiuara dhe hedhura në harta, nga studiues dhe hartografë europianë, apo qofshin edhe rusë.
Sipas këtyre hartave në këto territore shqiptaret paraqiten, autoktone dhe të papërzierë nga popullsi të tjera.
Ato shtrihen deri në Prevezë dhe fusin brenda Grevenanë në Veri, dhe Janinën në perëndim.
“Që të kuptojmë se sa janë shtrirë grekët ne territoret shqiptare dhe pse duhet të mos dorëzohemi kurrë për Çamërinë.
Shpjegimet e hartave sipas kesaj renditjeje:
1-Shkëputur nga një “hartë etnografike e Greqisë”, 1847, Vjenë
(me ngjyrë të gjelbër shqiptarët ortodoksë, me kafe ata muslimanë)
2-Shkëputur nga një “hartë etnografike e Europes”, 1845, Gjermani
(me ngjyrë jeshile, shqiptarët)
3-Shkëputur nga një “hartë etnografike e popujve sllavë”, 1867, Rusi
(me ngjyrë kafe, shqiptarët)”, shkruan Dervishi.
Reagimi i Dervishit vjen pas vizitës së Nikos Dendias në Shqipëri, e cili u shoqërua me një protestë e Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU, në të cilën u shënuan edhe incidente mes policisë dhe aktivistëve.
Dendias pas takimeve me Tiranën zyrtare, në një konferencë për median sëbashku me kryeministrin Rama, deklaruan se do ti drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, për ndarjen e kufirit detar me Shqipërinë, se do të zgjidhnin çështjet e tjera të mbetura pezull, por nuk artikuluan asgjë për “Çështjen Çame”.
n.d./abcnews.al