Pothuajse të gjithë ata që kanë makina, e përdorim kondicionerin. Ju mund të mendoni se është një nga shpikjet më të mira, sepse ju mban ngrohtë në dimër dhe freskët në verë.
Karburanti
Nëse nuk doni të shpenzoni shumë para në karburant, është mirë ta mbani kondicionerin fikur. Hulumtimet tregojnë se një manual AC përdor më shumë gaz në ditët e ngrohta sesa në ditët normale. Në një ditë të ngrohtë, makina shpenzon 12.5 % të karburant. Nëse bëjmë një llogaritje të shpejtë, kjo do të thotë që nga 70 litra benzinë që i fusni makinës tuaj, rreth 8.75 litra përdoret nga kondicioneri.
Hapni dritaret
Nëse po vozisni në një zonë të hapur, është më mirë të thithni ajër të pastër sesa të kondicionuar. Por, nëse jeni në autostradë, është më mirë t’i mbani mbyllur dritaret sepse makina do të ngadalësohet dhe do hë harxhojë më shumë karburant.
Dëmton shëndetin
Ajri i kondicionuar është i dëmshëm për shëndetin, sidomos në verë që nga i ftohti mund të sëmureni. Temperatura brenda dhe jashtë makinës ndryshon aq shumë sa që ndryshimi i temperaturës mund të ju bëjë të sëmureni./e.b-abcnews.al