Pse nuk duhet ta hiqni grimin me letra të lagura?

schedule20:39 - 16 Shtator, 2022

schedule 20:39 - 16 Shtator, 2022

Nëse jeni mësuar të hiqni grimin tuaj me letra të lagura, nuk duhet ta bëni më, se në të vërtetë do të bëni edhe më shumë dëme në lëkurën tuaj.

Duke hequr grimin me letra të lagura, ju e “shtyni” grimin më thellë në pore, gjë që mund të shkaktojë probleme më të mëdha në lëkurë.

Nga ana tjetër, nëse përdorni ujin micellar si pastrues grimi, ai do ta mbledhë grimin si një magnet dhe do ta largojë shumë mirë nga fytyra juaj.

Këtë mund ta shihni në një video që qarkullon në rrjetet sociale, ku dermatologët kanë treguar se çfarë i bën fytyrës heqja e grimit me letra të lagura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!