Pse nuk duhet ta fusni kurrë telefonin në oriz, kur laget!

schedule20:38 - 18 Nëntor, 2020

schedule 20:38 - 18 Nëntor, 2020

Ekziston një metodë e famshme për tharjen e telefonit pasi laget, duke e futur në oriz. Por ju duhet të dini që është një metodë e padobishme. Jo vetëm kaq, por edhe e dëmton celularin tuaj.

Metoda me oriz që tha telefonin është një mit

Orizi nuk e thith aq shpejtë ujin sa të jetë efektiv në tharjen e celularit. Ai gjithashtu ka elementë gërryes, të tilla si pluhuri dhe niseshteja, që dëmtojnë telefonin.

Lëreni celularin të thahet vetë

Lënia e telefonit të të thahet në banak është po aq efektive, ose më e mirë, sesa ta fusni në oriz. Telefoni do të thahet më shpejt dhe pa dëmtime ekstra.

Çfarë duhet të përdorni në vend të orizit?

Fikeni direkt telefonin

Fikja e telefonit sa më shpejt të jetë e mundur, do ju ndihmojë të shmangni dëmtimin e qarqeve elektrike. Sa më shpejt ta fikni telefonin, aq më të mëdha janë shanset që ai të mos dëmtohet rëndë.

Thajeni me letër

Pasi të fikni telefonin, thajeni me një letër ose pëshqir. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë fshirjes, në mënyrë që të mos e fusi dhe më shumë ujin në brendësi.

Hiqni pjesët e lëvizshme

Gjithashtu është e rëndësishme që të hiqni çdo pjesë të telefonit që është e lëvizshme, të tilla si sirtari i kartës SIM ose bateria, nëse përdorni një model të vjetër telefoni.

Mos e fusni letrën për tharje, te vendi i karikimit

Kjo gjë është shumë e rëndësishme për t’u theksuar. Copëza nga letra mund të mbesin brenda dhe dëmtojnë telefonin.

Lëreni telefonin të thahet mbi një peshqir

Pasi keni ndjekur të gjithë hapat më lart, lëreni telefonin mbi një peshqir të thahet vetë. Është e rekomandueshme që të mos e ndizni telefonin për 24-36 orë.

Çfarë duhet të bëni nëse telefoni ndizet?

Pasi të shikoni se telefoni juaj punon sërish, tregohuni të kujdesshëm. Vini re nëse shfaq probleme që nuk i kishte para se të lagej. Nëse shfaq probleme, çojeni sa më parë në servis celularësh./Përshtati nga BrightSide, E.B-abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!