Pse njerëzit tradhtojnë dhe kur janë të dashuruar?

schedule12:08 - 1 Mars, 2022

schedule 12:08 - 1 Mars, 2022

Tradhtia nuk është gjithmonë rezultat i një marrëdhënieje të keqe. Për disa, tradhtia ndaj partnerit është një mënyrë për të eksploruar më shumë me veten. Ka disa arsye pse disa njerëz preferojnë tradhtinë dhe pse ndihen mirë me personin që kanë në krah, sipas Psychology Today.

Vetë-eksplorimi

Për disa, tradhtia është një mënyrë për të eksploruar vetveten. Në fakt, këta persona thjesht duan t’u shpëtojnë kufizimeve për pak kohë. Nuk janë duke kërkuar për një person tjetër por në kërkim të versioneve të fshehura të vetvetes.

Pasiguria

Ndonjëherë tradhtarët luftojnë me vetëvlerësimin. Ata nuk ndihen tërheqës, të fuqishëm, të zgjuar, të rinj apo çfarëdo tjetër. Pra, ata kërkojnë vërtetimin përmes tradhtisë. Ata përdorin këtë shkëndijë interesi për t’u ndjerë të dëshiruar.

Trauma e pazgjidhur e hershme

Ndonjëherë personat që tradhtojnë, reagojnë në mënyrë të fshehtë ndaj traumave të pazgjidhura të fëmijërisë —neglizhencës, abuzimit emocional , abuzimit fizik, abuzimit seksual etj. Në thelb, plagët e tyre të fëmijërisë kanë krijuar deficite të lidhjes që manifestohen përmes tradhtisë.

Pritshmëritë jorealiste

Disa njerëz tradhtojnë sepse kanë pritshmëri jorealiste për atë që mund të (dhe duhet) të sigurojë partneri dhe marrëdhënia e tyre. Ata mendojnë se partneri i tyre duhet të plotësojë çdo nevojë dhe dëshirë që kanë, gjë që është e pamundur.

Dëshira për të ndjerë emocione intensive

Kur marrëdhëniet vendosen në zonën e rehatisë së dashurisë afatgjatë, personat mund të duan të ndiejnë intensitetin e një marrëdhënieje të sapoformuar (edhe pse nuk ka absolutisht asgjë të keqe në marrëdhënien aktuale).

Egoizmi/E drejta e qenësishme

Disa persona që tradhtojnë, pavarësisht se e duan partnerin dhe e shijojnë lidhjen e tyre, mendojnë se meritojnë më shumë. Në vend që ta shohin betimin e tyre të besnikërisë si një sakrificë të bërë për marrëdhënien e tyre, ata e shohin atë në një mënyrë tjetër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!