Pse njerëzit janë më nervozë se zakonisht të dielave?

schedule12:30 - 10 Tetor, 2022

schedule 12:30 - 10 Tetor, 2022

A keni vënë re gjithashtu se të dielave, me kalimin e ditës, bëheni nervoz dhe të shqetësuar? Shumë thonë se dita e fundit e javës është më e vështira për ta mendërisht. Disa janë të dëshpëruar dhe disa janë të shqetësuar. Kjo ndodh për shkak se të nesërmen fillon java e punës me një sërë detyrash.

Të gjithë këto emocione rriten kur vjen mbrëmja. Në mjekësi, këto ndjenja njihen si “frika javore”, dhe ato ndodhin edhe kur e doni punën tuaj. Sipas një hulumtimi, shtatë nga dhjetë persona përjetojnë ankth për javën e ardhshme. Psikologia Cimberly Willson ndan këshilla se si të luftoni këtë ndjesi.

Bëni një listë detyrash

“Bëni një plan për t’ju ndihmuar të menaxhoni ditët ose ngjarjet e ardhshme stresuese. Shkruani një listë të detyrave, udhëtimeve që duhet të bëni dhe gjërave që duhet të bëni – kjo ju ndihmon vërtet.”, tha ajo.

Bëni një pushim nga telefoni dhe kompjuteri

Shfrytëzojeni sa më shumë të dielën duke bërë një “detox dixhital”. Fikni telefonin ose vëreni në silent atë gjatë gjithë ditës dhe lini kohë për diçka që do t’ju relaksojë – lexoni një libër, bëni një shëtitje, përgatitni një specialitet që ju pëlqen…

Çlironi tensionin në muskujt tuaj

“Lëshimi i tensionit të muskujve është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar ankthin tuaj javor – gjithçka që duhet të bëni është të merrni 30 sekonda për të shtrënguar, mbajtur dhe lëshuar grushtat në mënyrë të përsëritur, ngadalë duke thithur dhe nxjerrë jashtë frymën”.

Bëhu aktiv

“Aktiviteti mund t’ju ndihmojë të digjni energjinë nervore. Nuk duhet të ushtroheni, mjafton të bëni disa punë fizike nëpër shtëpi, fshesë me korrent, fshirje e gjëra të ngjashme… Është e vërtetë, në këtë mënyrë nuk do ta largoni plotësisht stresin, por sigurisht që do ta reduktoni atë. ” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!