Pse ngrënia e të njëjtit mëngjes përditë është e shëndetshme për ju

schedule12:03 - 12 Prill, 2021

schedule 12:03 - 12 Prill, 2021

“Një mollë në ditë mban lar mjekun”, thotë një shprehje. Por, çfarë ndodh nëse çdo ditë për mëngjes hani një vezë ose një tas kos? Ndërsa i njëjti mëngjes çdo ditë mund të tingëllojë i mërzitshëm, mbushja e barkut me të njëjtën gjë në fakt ndikon mirë te ju.

Më poshtë abcnews.al do ju sjellë disa informacione interesante pse mëngjesi i njëjtë çdo ditë ju bën mirë.

1. Do të keni më shumë kohë të lirë

Sa kohë ju duhet të vendosni ç’do të hani për mëngjes? Shumë me siguri. Ju mund të kurseni shumë minuta duke e ditur se #do ditë do të hani të njëjtën gjë. Është pak a shumë si uniforma e punës, që ju nuk keni pse të shqetësoheni çfarë të vishni.

2. Lejon trupin tuaj të mendojë për gjëra të rëndësishme

Të mos mendosh se çfarë do të hash gjatë ditës ose çfarë do të veshës, i jep mundësi trurit tuaj të mendojë për gjëra më të rëndësishme ose plane që duhet t’i përmbushni brenda ditës, informon abcnews.al.

3. Trupit nuk do i mungojë doza e parë e lëndëve ushqyese

Nëse mëngjesi juaj është i shëndetshëm, ju po i jepni energji të mira trupit, duke marrë vitaminat, mineralet dhe antikosidantët e nevojshëm. Nëse hani mëngjes të njëjtë çdo ditë, të gjitha këto vlera ushqyese do t’i merrni.

4. Mund të humbni disa kile

Hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Kur hani të njëjtin vakt, keni më shumë kontroll mbi ushqimin. Prandaj, nëse doni të hiqni kile hani të njëjtin mëngjes dhe shmangni sheqernat dhe yndyrat, informon abcnews.al.

5. Do keni më pak shpenzime

Nëse mëngjesi është bollgur, gjithçka që duhet të blini është  tërshëra, qumështi dhe pak ëmbëlsues. Të dini se çfarë do të hani çdo ditë të javës ju lejon të bëni një listë më të saktë të ushqimeve, e cila, sipas ekspertëve, është çelësi për të qëndruar brenda buxhetit në një dyqan ushqimesh.

6. E trajnoni veten për të hyrë në një rutinë

Bërja e diçkaje në baza ditore përfundimisht shndërrohet në një zakon. Zakonet e mira janë ato që duhen për të lulëzuar në këtë botë dhe për t’u bërë të suksesshëm. Diçka aq e thjeshtë sa një pjatë e përditshme me vezë mund të bëjë mrekulli në kushtëzimin e trupit dhe trurit tuaj për t’u përshtatur me zakone të tjera të mira../e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!