Dita e 1 majit dedikuar punonjësve në mbarë botën, është më tepër protestë sesa festë, trend që tashmë është implementuar dhe në shoqërinë tonë me protesta modeste.
Ilir Bodini nga Sindikata e pavarur e arsimit në Shqipëri, tha se shoqëria jonë është në tranzicion dhe kemi problematika për të cilat nuk ngrihemi, pasi sipas tij ne jemi një shoqëri që nuk kemi vrarë frikën.
“Konteksti i shoqërisë sonë dihet, tranzicioni vazhdon dhe kemi problematika që nuk po ngrihemi aty ku duhet. Ne akoma nuk kemi vrarë frikën, sepse parimi bazë në demokraci është respektimi i të drejtave të njeriut. Problematikat në shoqëri vijnë edhe nga konteksti ku kemi ardhur.
Ndërhyjet politike, mekanizmat e ndryshëm e dobësojnë arsimin.
Zhgënjimi vjen se shoqëria jonë, mënyra si jemi të organizuar, ne jemi një shoqëri që nuk reagojmë ose nisemi nga ajo ‘C më duhet mua’. Organizimi dhe tranzicioni kanë të bëjmë, ne nuk kemi një trashëgimi të mirëfilltë si italianët apo turkët që u ngritën ën protesta dhe në këtë pjesë sindikatat janë ajo pjesë e ecurisë sonë.”
/ abcnews.al