“Pse mo tek për tek do t’jua shpjegoj unë juve? Ej Zot…”, Rama acarohet me ndjekësit: Energjia paguhet kokërr më kokërr

schedule13:56 - 26 March, 2020

schedule13:56 - 26 March, 2020

Kryeministri Rama i është përgjigjur komenteve të disa prej ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook në lidhje me përdorimin e dorezxave dhe maskave, por edhe pagesën e faturës së energjisë elektrike.

Njëri prej ndjekësve e kritikon për mospërdorimin e maskës dhe dorezave, por Rama i shprehet se kjo nuk është e nevojshme kur ruan distancën dhe s’ke simptoma, ndërsa një tjetri i përsërit se duhet të paguajë se s’bën faturën e energjisë elektrike, ndryshe i priten.

Replikat
Qytetari 1: Zoti Edi mirë qe do marrë 260 mij lekë po desha te te thoja qe te ti jap un 260 mijë lek dhe paguaj qeranë, paguajë dritat, paguaj sigurimet, ushqehu, merr ilaçet dhe ne fund shikoje sa te teprojnë. Nesë mundesh më kthe përgjigje.

Rama: Do t’i paguash te tera dhe lufta nuk vjen per te tepruar gje, po vjen per te te detyruar te mbijetosh, jo te jetosh normalisht.

Qytetari 2: Masat e qeverisë janë dinjitoze, pergezime, mirëpo kam nje vërejtje per faturat e ujit dhe energjisë. Të shtyhet afati.

Rama: Qindarke per qindarke ose te ikin dritat, se me mire te te ikin dritat ty dhe kujt nuk paguan, se sa te zhytet komplet Shqiperia ne nje grope te zeze pa mbaruar akoma lufta!!!

Qyetari 3: Zoti Rama akoma vazhdoni te dilni pa maske dhe dorashka..kjo eshte menyra juaj per ti shtyre popullin te infektohen sa me lehte?

Rama: Po tani tek e tek duhet t’ua shpjegoj te gjitheve une punen e maskave dhe dorashkave a jeni a s’jeni ne vete?! Nuk duhet maske zoteri kur ecen ne rruge dhe mban distancat, do e marresh vesh a jo! O zot!