Pse mësim online? Bino-Çomo: Studentët portë hyrëse e COVID-19, kujdes mosha 15-24 vjeç

schedule17:02 - 21 Janar, 2021

schedule 17:02 - 21 Janar, 2021

Komiteti i Ekspertëve vendosi sot që mësimi në universitete të vijojë online. Anëtarët e komitetit shpjeguan arsyet e vendimit. Silva Bino, shefe e departamentit të Epidemiologjisë tha se moshat e reja shërbejnë si transmetues të variantit të ri të koronavirusit.

Dua të them se me shfaqen e varianteve të reja qoftë në Angli apo variante të reja që janë shfaqur sot në shumë vende të botës në Afrikën e Jugut apo SHBA, është vënë re që mosha 15-24 vjeç dhe mosha e re, jo vetëm preken por shërbejnë si transmetues të këtij virusi në moshat e tjera.

Prandaj ky është një vendim jo i dëshirueshëm, por është një vendim që mbi këto fakte, është një vendim i cili duhet marrë për një kohë të caktua” tha ajo.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo tha se më mirë të kemi sot auditorët bosh, dhe spitalet po ashtu, sesa e kundërta. “Do të jap informacion në spitalet. Shifrat e personave të sëmurë në këtë periudhë 11 mujore janë bërë evidente cdo ditë, janë rreth 4 mijë persona që janë shtruar nga dita e parë dhe deri tani që flasim.

Brezi i studentëve janë të fuqishëm nga ana fizike, por infektohen shumë në auditorë, natyrisht janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre.

Detyrimi ynë është që jo vetëm t’u shërbej personave të sëmurë por të jap disa mesazhe. Mësimi online është mirë, por mbi të gjitha është shëndeti i popullatës. Më mirë auditorë bosh sot, dhe spitale bosh sot, sesa auditorë plotë dhe spitale të mbushur plotë”.

Ministrja e Arsimit, Kushi tha se “Vendimmarrja e ministrisë, padyshim që do të jetë në respekt të sugjerimeve tuaja. Nuk mund të marrim asnjë vendim që shkon kundër opinioneve tuaja. Argumentet janë të qarta, prioritet është shëndeti”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!