Pse lakra e kuqe njihet si “aleati” më i mirë për shëndetin

schedule10:47 - 19 Korrik, 2021

schedule 10:47 - 19 Korrik, 2021

Lakra e kuqe është një nga përbërësit më të mirë që mund të konsumoni. Përmban vitamina dhe lëndë minerale, duke e bërë atë një aleate për shëndetin.

Forcon sistemin imunitar

Lakra e kuqe përmban vitaminë C dhe K si dhe minerale thelbësore. Vitamina C vepron si një antioksidant i fuqishëm, duke luftuar inflamacionin, infeksionet dhe duke e mbajtur trupin të shëndetshëm.

Zorrë e shëndetshme

Fibra e patretshme në lakrën e kuqe ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit të tretjes për të parandaluar kapsllëkun. Lëngu i saj e mban sistemin e tretës sa më të shëndetshëm.

Lufton inflamacionin

Lakra e kuqe përmban fitonutrientë, të cilët janë përbërës natyralë anti-inflamatorë. Është një “ilaç” natyral për fryrjen dhe inflamacionin.

Lufton sëmundjet kronike

Lakra e kuqe përmban antioksidantë, që luftojnë sëmundje të tilla si sëmundja Alzheimer, sëmundja Huntington dhe sëmundja Parkinson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!