Foto që po bën xhiron e rrjetit/ Pse ky imazh tronditës nga tërmeti në Turqi është bërë viral?

schedule12:39 - 9 Shkurt, 2023

schedule 12:39 - 9 Shkurt, 2023

Në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme, vazhdojnë përpjekjet titanike të forcave të shpëtimit në Turqi, për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti shkatërrues.

Ndërkohë, një imazh tronditës i artit dixhital, po bën xhiron e rrjetit. Vihet re ish-komandanti Rajonal i Shërbimit Zjarrfikës të Detit Egje, Panagiotis Kotridis, i cili mban në krahët e tij një nga fëmijët e shpëtuar nga tërmeti.

Ai ka dhënë një mesazh shumë domethënës përmes kësaj fotoje, krahas së cilës ka shkruar: “Për të nderuar kolegët që po japin maksimumin për të shpëtuar viktimat e tërmeteve në Turqi, bëra këtë foto. “UNE JAM KETU PER TY”.

“UNE JAM KETU PER TY”

“SENİN İÇİN BURADAYIM”.

Sakaq, fotografia që po bën xhiron e rrjetit është publikuar edhe nga një gazetar turk.

“Greqia që e kërcënuam ‘do të vijmë papritur një natë’ i dha një mësim humanizmi diktatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkruan gazetari HasanCucuk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!