Mesfushori Toni Kroos mund të largohet nga Real Madrid brenda një viti.
Sipas As në lidhje me Cadena SER, futbollisti gjerman deri më tani ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2023. Ai dëshiron të shohë se si do të shkojë sezoni i ardhshëm përpara se të vendosë nëse do të qëndrojë.
Mesfushori nuk dëshiron të jetë barrë për skuadrën dhe të ndikojë në planifikimin e tij afatgjatë prandaj, do të vlerësojë aftësinë e tij për ta ndihmuar atë në fund të sezonit të ardhshëm.
Real Madridi thuhet se është i befasuar nga vendimi, por e respekton atë.
Kroos ka luajtur për Real Madridin që nga sezoni 2014/15. /abcnews.al/