Jurgen Klopp refuzoi t’i përgjigjet një pyetjeje të gazetarit të The Athletic, James Pierce në një konferencë për shtyp pas ndeshjes së Wolves. Ai pyeti se çfarë e shkaktoi një fillim kaq të vështirë të sezonit të skuadrës, nëse arsyeja qëndron në përgatitjen jo të duhur për ndeshje, morali i lojtarëve apo diçka tjetër.
Në vend që të përgjigjej, trajneri i Liverpool tha:
“Të jem i sinqertë, është shumë e vështirë të flas me ty, më mirë të mos e bëj. A e dini pse. Per gjithcka qe ke shkruar. Nëse dikush tjetër e bën këtë pyetje, unë do të përgjigjem”.
Një nga artikujt e fundit të Pearce në The Athletic kritikon politikën e transferimeve të Liverpool dhe hezitimin e pronarëve të klubit për të investuar në mesfushë. Megjithatë, ky artikull nuk është aq kritik ndaj Liverpool sa të justifikojë përgjigjen e Klopp.
Me sa duket, Jurgen është plotësisht i shkatërruar. /G.D abcnews.al/