Për vetëm 24 orë, lajmi ka bërë xhiron e botës se Mbreti Charles ka vendosur të dëbojë Princin Harry dhe Meghan Markle nga shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Frogmore Cottage.
Princi Harry dhe Meghan Markle duket se do të largohen nga rezidenca e tyre zyrtare në MB, megjithëse Pallati Buckingham nuk ka pranuar të komentojë mbi raportet.
Princi Harry dhe Meghan banojnë në SHBA, por e kishin mbajtur rezidencën e shekullit të 19-të si ‘bazën’ e tyre në MB. Vila ndodhet në Windsor, në perëndim të Londrës dhe ishte një dhuratë nga Mbretëresha Elizabeth II për çiftin.
Princi Harry dhe Meghan Markle e kishin rinovuar pronën dhe u vendosën në të pak para lindjes së djalit të tyre Archie në maj 2019. U raportua se rinovimi kishte kushtuar rreth 2.4 milion £ fonde publike. Çifti i ktheu paratë pasi u zhvendos në Kaliforni.
Përmes House&Garden kemi gjetur foto të brendshme, ndërsa të gjithë e mbajnë mend që në dokumentarin e Netflix “Harry & Meghan” pamë kuzhinën./abcnews.al