Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pse këto Krishtlindje do të jenë të ndryshme për princat George, Charlotte dhe Louis?

schedule07:26 - 29 Nëntor, 2022

schedule 07:26 - 29 Nëntor, 2022

Është një vit ndryshimesh të mëdha për Princin dhe Princeshën e Uellsit dhe për fëmijët e tyre. Në shtator, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis humbën stërgjyshen e tyre të dashur Mbretëresha Elizabeth, u shpërngulën nga Pallati Kensington dhe filluan të ndiqnin një shkollë të re. Pra, Krishtlindjet e këtij viti do të jenë të ndryshme për tre fëmijët e Princit William dhe Catherine Middleton, por në të njëjtën kohë edhe magjike. Shtëpia e tyre e re është në Windsor, i cili konsiderohet si një nga vendet më të bukura në Mbretërinë e Bashkuar në kohën e Krishtlindjeve dhe ka qenë një destinacion kryesor pushimesh për monarkët që nga shekulli i 12-të.

Krishtlindja e këtij viti pritet të jetë magjike për princat George, Charlotte dhe Louis

Shtëpia e re e familjes është edhe më afër kështjellës Windsor, ku është dekoruar me magji. The Royal Collection Trust ndau një video në Instagram të dekorimeve festive, ndërsa pema e Krishtlindjeve 6 metra e lartë.



Parku i Madh në Kështjellën Windsor ndriçohet në Krishtlindje dhe shndërrohet në një vend magjik, i përsosur për shëtitje për Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Që gjakblutë e vegjël të argëtohen, ata mund të vizitojnë edhe sheshin e patinazhit në Windsor dhe të bëjnë xhiro me patinat e tyre të akullit, të takojnë Babadimrin dhe të shijojnë çokollatën e nxehtë nga tregu i Krishtlindjeve i ngritur atje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!