Pse kemi nevojë për vitaminë D gjatë dimrit?

schedule21:27 - 2 Shkurt, 2023

schedule 21:27 - 2 Shkurt, 2023

Ironia është se në dimër kemi më shumë nevojë për këtë vitaminë dhe kemi më pak mundësi për ta marrë atë në mënyrë natyrale, prandaj zgjidhja mund të jenë suplementet e vitaminës D. Na ndihmon të luftojmë infeksionet, si dhe të reduktojmë inflamacionin.

Cilat ushqime janë të pasura me vitaminë D?

Peshku i yndyrshëm është i pasur me vitaminë D dhe për këtë arsye rekomandohet shumë në menynë ditore gjatë dimrit. Peshku ton dhe sardelet mund të jenë një mëngjes i mirë në kombinim me një nga sallatat. Nga ana tjetër, filetoja e tonit mund të jetë një darkë shumë e shijshme, me një anë perimesh të ziera në avull. Përveç këtij ushqimi, një tjetër burim i shkëlqyer i vitaminës D janë edhe kërpudhat. Mund t’i hani në mënyra të ndryshme, të pjekura në skarë, me vezë, si salcë për makarona ose si pjatë anësore me mish.

Për një kohë të gjatë, hulumtimet kanë treguar se tipari kryesor i vitaminës D është forcimi i kockave dhe sistemit skeletor. Megjithatë, pas vitit 1980, shkencëtarët zbuluan se vitamina D ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e imunitetit, në qelizat e sistemit imunitar.

Pse na mungon kjo vitaminë në dimër?

Përgjigja është mjaft e thjeshtë, ne kalojmë më pak kohë jashtë. Pa marrë parasysh se sa kohë keni lënë mënjanë për të bërë ski dhe për të shijuar dëborën, sërish nuk e marrim sa duhet sepse jemi mbuluar me veshje dimërore, kapele, shalle dhe doreza.

Fytyra është e vetmja pjesë e ekspozuar e trupit

Doza ditore e rekomanduar e kësaj vitamine ndryshon sipas vendit, kështu që diapazoni varion nga 200 deri në 2000 IU. Ajo që është e rëndësishme është që të konsultoheni me mjekun tuaj, sepse dozat e tepërta të vitaminës D mund të jenë toksike. Në dimër ju duhet patjetër kjo vitaminë, mjafton të përcaktoni dozën që do të merrni.

Shumë ekspertë nuk sugjerojnë më ekspozimin në diell për një periudhë më të gjatë kohore, sepse është treguar se rrezet e diellit kanë rrezatim të dëmshëm UV, i cili çon në ndryshime të lëkurës, kancer ose probleme të tjera të vogla, si ekzema, dermatiti. Prandaj, vitamina D në formën e një suplementi mund të jetë një zëvendësues i mirë dhe i sigurt për marrjen e kërkuar të kësaj vitamine.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se marrja e vitaminës D gjatë ditëve të dimrit forcon trupin për të gjithë vitin. Rezultatet treguan se kishte më pak inflamacione, ftohje dhe infeksione të rënda me viruse dhe grip.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!