Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve pas fjalës së tij në Asamblenë e PS. I pyetur nga gazetarja Esiona Konomi se përse fokusi i tij ishte Ilir Meta dhe jo Lulzim Basha, Rama tha: “Është e natyrshme sepse problemi më i madh i shqiptarëve është Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh për shqiptarët duhet të zgjidhet”.
Po ashtu Rama sqaroi edhe vendimin e tij për të shtyrë me një vit mandatin e Kryesisë së PS, ndonëse shkel statutin e partisë. Sipas kryeministrit kryesia është gjëja e fundit që mund të mendonte në këto momente.
“Kemi tre punë për të bërë ndër të tjera. Së pari kemi vazhdimin intensiv të punës së filluar në komunitete dhe vlerësimin e të gjithë natëravë të PS tre herë. Njëherë e lëmë pak fleksibël. Njëherë në janar dhe njëherë në shkurt. Vlerësimin për qeverinë dhe hapim tani edhe derën për këdo në Shqipëri apo në emigracion që mendon se ka arsye për të shprehur interesin e skuadrës sonë. Nga ana tjetër, ne kemi një task forcë që funksionon në kohë reale dhe mblidhet njëherë në javë. Kryesia është faktikisht është gjëja e fundit q ëmë shqetëson në këtë moment”, tha Rama. g.v/abcnews.al