Princi dhe Princesha e Uellsit po përgatiten të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Boston. Çifti mbretëror, i cili këto ditë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike po kalon një periudhë zie pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, pritet të udhëtojë drejt Bostonit për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Earthshot Prize, e cila do të mbahet më 2 dhjetor.
Udhëtimi i ri i Princit William dhe Catherine Middleton është zbuluar në një video të regjistruar të shfaqur në sesionin e çmimit Earthshot në Nju Jork, ku shfaqet Princi William. Në video, Princi William dëgjohet duke thënë se është i emocionuar për udhëtimin e tyre të ardhshëm. “Në këto rrethana trishtuese, për fat të keq nuk do të mund të jem me ju sot, por mund të komunikoj me ju përmes kësaj video!”, tha ai.
Më tej, Princi shtoi: “Gjatë kësaj kohe zie, më ngushëllon emocioni, optimizmi i Çmimit Earthshot. Mbrojtja e mjedisit kishte një vend të rëndësishëm në zemrën e gjyshes sime. Edhe ajo do të ishte e lumtur të dëgjonte për këtë ngjarje”.
Çmimi Earthshot u krijua nga Princi William dhe Fondacioni Mbretëror në 2020./abcnews.al