Pse ju duhet një nutricionist edhe nëse jeni të shëndetshëm?

schedule08:47 - 16 Nëntor, 2020

schedule 08:47 - 16 Nëntor, 2020

Disa nga arsyet pse ju duhet një ekspert nutricionist në jeten tuaj:

1.Mungesë motivimi për të filluar– ju jeni duke jetuar shëndetshëm tani, mrekulli! Por që të vazhdoni kështu ju duhet të bëni disa ndryshime ne stilin tuaj te jetesës sepse të jesh në formë në terma afatgjatë kërkon goxha përpjekje për të qenë të sinqertë! Dhe tek kjo pjese qëndron hileja, sepse te gjithë e dimë që është e thjeshtë të nisësh të bësh gjene e duhur, por shumë e vështire të vazhdohet pa motivim. Ndonjëherë pa stimuj të jashtëm motivimi i brendshëm venitet dalëngadalë derisa zhduket tërësisht. Prandaj drejtohuni tek një ekspert nutricionist dhe mbushuni me motivim. Një nutricionist do t’ju drejtojë aty ku duhet kur ju mungon motivimi për të vazhduar.

2.Plane ushqimore individuale. Shijet e dy personave të ndryshëm nuk mund te jene të njëjta. Ndjekja e një plani ushqimor të përgjithshëm te nxjerrë nga internet nuk do te ndihmojë në rastin tuaj. Gjithsecili prej jush është unik, ashtu siç janë unike shijet, pëlqimet dhe mospëlqimet për ushqime te caktuara, alergjitë apo in-tolerancat ushqimore te gjithsecilit.

Prandaj nuk mund te ndiqni një regjim ushqimor të përgjithshëm! Kur e keni ndare mendjen për të qenë të shëndetshëm për një kohë të gjatë, gjeja më e mirë që mund të bëni është të kontaktoni me nje profesionist. Konsultohuni me një nutricionist i cili do te studioje stilin tuaj te jetesës ,in-tolerancat tuaja ushqimore dhe do t’ju sugjeroje një regjim ushqimor te personalizuar qe nuk ju deprivon nga ushqimet tuaja të preferuara, në të njëjtën kohe ju ndihmon te jeni super të shëndetshëm.

3.Receta të shëndetshme– nutricionistja juaj do t’ju ndihmoje të përgatisni receta të shëndetshme dhe të shijshme njëkohësisht. Mund te harxhoni vetëm 20 minuta kohe duke përgatitur një vakt “për të lëpire gishtat” i cili njëkohësisht është shumë i pasur me lende ushqyese dhe vitamina.

4.Mbani një peshë ideale- ushqimi është faktori me i rëndësishëm kur vjen puna tek mbajtja e një peshe ideale. Me kalimin e viteve faktorëve i shtohen: stresi, imbalancat hormonale dhe yndyrnat jo të shëndetshme te cilat shtojnë peshën duke shkuar drejt obezitetit (shumica e këtyre faktorëve mund te eleminohen).

Ngrënia shëndetshëm vazhdimisht është e mundur vetëm pasi te keni zhvilluar zakone te shëndetshme te ushqyerjes te cilat ju ndihmojnë të humbni peshën e tepërt dhe te mbani një peshe ideale. Gjetja e dietave apo suplementeve online nuk funksionon dhe mund të ketë pasoja për shëndetin.

5.Jini te lumtur– ngrënia e ushqimeve të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të përmirësoni gjendjen e humorit. Edhe nëse ju nuk e ndjeni drejtpërdrejte ndikimin e ushqimit ne humorin tuaj,është fakt shkencor që disa ushqime ndryshojnë prodhimin kimik ne trurin tone çka funksionon si një përmirësues i humorit. Një nutricionist mund t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura dhe te zgjidhni ushqimet qe ju bëjnë të lumtur!

6.Të parandalosh është më mirë se te kurosh– ngrënia e ushqimeve te gabuara mund te shkaktojë njeh sere problemesh shëndetësore disa prej te cilave mund te jene goxha serioze. Shëndeti juaj është i çmuar prandaj kujdesuni për të para se te zhvilloni ndonjë sëmundje. Merrni ne konsiderate ndihmën e një nutricionisti I cili do t’ju ndihmoje te hani ushqimet e duhura dhe të qëndroni të shëndetshëm dhe në formë (fit+healthy= FITHEALTH  ). Ushqimi konsiderohet si mjekim për shume problem shëndetësore dhe ushqyerja e shëndetshme do t’ju ndihmoje te parandaloni këto probleme shëndetësore (për mos përmendur sëmundjet!).

*PhD.MD.Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!