Pse Japonia e ka filluar kaq vonë vaksinimin, edhe pse Lojërat Olimpike janë shumë afër

schedule08:35 - 27 Shkurt, 2021

schedule 08:35 - 27 Shkurt, 2021

Duke qenë se Lojërat Olimpike do të fillojnë në korrik, në Tokio, Japonia kishte të gjitha arsyet për të miratuar sa më shpejt të ishte e mundur fillimin e vaksinimit antiCovid.

Por vendi ka filluar procesin e vaksinimit me 126 milion njerëz, duke injektuar dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech, javën e kaluar. Pra, dy muaj më vonë sesa vendet e tjera të mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, raporton CNN.

SHBA ka administruar më shumë se 68 milionë doza që kur filloi programi i vaksinimit në dhjetor, sipas Universitetit Johns Hopkins. Nga ana tjetër Japonia ka administruar vetëm 18,000 doza, sipas qeverisë japoneze.

Edhe pse rastet në Japoni nuk janë aq të larta sa në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar, muajt e fundit sistemi i tyre shëndetësor është mbingarkuar nga vala e rëndë e infeksioneve që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar, informon abcnews.al.

Kryeministri Yoshihide Suga është nën presion për të ulur rastet para se Japonia të mirëpresë botën për Lojërat Olimpike Verore.

Ashtu si SHBA, Japonia po përdor vaksinën Pfizer-BioNTech si pjesë e programit të saj. Megjithatë rregullatorëve japonezë iu deshën dy muaj më shumë për të miratuar përdorimin e tyre.

Qeveria thotë se ka qenë qëllimisht kjo vonesë. Pas një serie skandalesh të vaksinave, që shtrihen 50 vjet më parë, Japonia ka një nga nivelet më të ulëta të besimit në botë, në lidhje me vaksinat, kështu që fitimi ndaj një publiku skeptik është thelbësor.

Sidoqoftë, vendimi për të lëvizur ngadalë është kritikuar nga disa profesionistë mjekësorë, përfshirë Dr. Kenji Shibuya, një profesor në King’s College në Londër, i cili thotë se shtyrja e vaksinimit në Japoni dhe mungesa e strategjisë së vaksinimit, në fund të fundit do të kushtojë jetë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!