Pse gratë suksesshme nuk e kanë vëmendjen e burrave

schedule23:03 - 23 Gusht, 2022

schedule 23:03 - 23 Gusht, 2022

Gratë që ndërtojnë karrierën e tyre kanë jetë shumë më të keqe dashurie sesa ato që nuk janë aq të fokusuara në punë. Ky fakt pak a shumë i njohur tashmë ka marrë një shpjegim eksperti, bazuar në hulumtime.

Natyrisht, nuk duhet shumë mençuri për të arritur në përfundimin se gratë që ndërtojnë karrierë nuk kanë kohë as të dalin e të takojnë burra. Por tani është vërtetuar një arsye tjetër e rëndësishme: gratë

që punojnë shumë janë nën stres të madh dhe për shkak të kortizolit, hormonit të stresit, karrieristët janë më pak tërheqës për burrat, shkruan albeu.com.

Në studim, meshkujt vlerësuan atraktivitetin e fytyrave të femrave dhe zbuluan se ato që më parë kishin nivele të larta të kortizolit në trupin e tyre ishin më pak tërheqëse.

Ndikimi i keq i stresit në shëndet mund të shihet në fytyrë, ndërsa shëndeti i keq nënkupton infertilitet të mundshëm dhe këto janë sinjale që merren në mënyrë të pandërgjegjshme. Përkatësisht, burrat janë biologjikisht të “programuar” që të tërhiqen nga gratë që janë të shëndetshme dhe pjellore, pra ato që mund t’u japin pasardhës, shpjegojnë shkencëtarët.

Ky hulumtim është një tjetër në një seri që tregon se stresi është vërtet jashtëzakonisht i dëmshëm për jetën tonë në përgjithësi. Por lajmi i mirë është se mund të ndikohet. Gratë mund të punojnë për të mbajtur stresin në minimum. Pa kortizol të tepërt në trup, ato bëhen më tërheqëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!