Pse Gjin Gjoni iu bashkua Berishës? Daci: Duket më shumë emërim se zgjedhje

schedule18:33 - 9 Prill, 2024

schedule 18:33 - 9 Prill, 2024

TIRANË- Politologu Alban Daci, tha në “Special Report” se ish-gjyqtarit Gjin Gjoni në Lezhë me shumë duket si një emërimi nga Tirana se sa një zgjedhje nga simpatizantët e Rithemelimit në Lezhë.

“Nëse vjen një emër si Gjin Gjoni nga Tirana, nuk mendoj se do mundej renda në Lezhë. Qarku i Lezhës është një qark shumë i vështirë politik. Gjin Gjoni në Lezhë emërim, jo zgjedhje”, tha ai.

Ai foli edhe për dallimin mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike duke renditur faktorët që sipas Dacit përcaktojnë suksesin dhe dështimin e tyre në elektorat.

“PS është e vetmja parti që ka trashëguar me sukses partinë e masave dhe këtë gjë po e bën çdo ditë më shumë në lidhjen e PS me elektoratin. Dhe së fundi Rama ka bërë një thirrje për një akademi politike, e cila na thelb e mban partinë të lidhur me elektoratin. PD ka besuar vetëm te logoja dhe te sheshi, pasi nuk ka investuar tek vetvetja dhe tani po e paguan me këtë krizë në të cilën ndodhet”, tha ai./ abcnews.al