Pse është ulur numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri? Mjeku: Çfarë po ndodh me variantin Delta

schedule08:30 - 16 Qershor, 2021

schedule 08:30 - 16 Qershor, 2021

Epidemiologu Fabian Cenko i ftuar në “ABC e Mëngjesit” ka deklaruar se shifrat e ulëta të pandemisë vijnë si pasojë se popullata në Shqipëri është imunizuar.

Mjeku është shprehur se mendonte se gjatë aktivitetit zgjedhor situata do të ndryshonte, por nuk ndodhi kështu.

Tashmë prej 2 muajsh duke parë këtë trend dhe duke parë të dhënat kemi një qarkullim shumë të ulët të virusit.

Problemi është i thjeshtë qarkullimi i ulët i virusit ose se virusi nuk ka hyrë akoma që kjo bie, ose virusi qarkullon njerëzit e mundësojnë këtë qarkullim, por janë imunë ose sepse je infektuar dhe e ke kaluar, ose je vaksinuar.

Mendoja që aktiviteti zgjedhor në fund të prillit do të jepte pasoja, ose do mbushte ca xhepa të zonave që ishin prekur më pak. Por nuk ndodhi dhe kjo tregon që kemi një proces imunizimi të popullatës kokëfortë që është aty ”.

Më tej, Cenko u ndal edhe varianti Delta ose siç njihet varianti indian, i cili ka një shtrirje më të madhe në Angli. Megjithatë, vaksinat Phizer dhe AstraZenica janë efikase ndaj këtij varianti.

Varianti Delta unë mund t’ju përshkruaj një çik më tepër. Ai fillimisht u zbulua në Indi, ka një shtrirje të tij në Angli. Ajo që është studiuar në Skoci, është parë që varianti Delta ka një shkallë më të lartë trasmetueshmërie dhe një nivel më të lartë hospitalizimi. Është më agresiv. Ajo që është parë në Angli, që vaksinat më të përdorura Phizer dhe Astrazenica janë efikase ndaj variantit Delta”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!