Kivi, jo vetëm që është një frut i shijshëm, por edhe shumë i shëndetshëm. Për shembull, kivit janë bomba të vërteta vitaminash, ato janë plot vitamina C dhe përmbajnë kalium. Por, për të përfituar plotësisht prej tyre, është mirë ta konsumoni së bashku me lëkurën.
Të gjithë e dimë që është mirë ta hamë mollën pa qëruar sepse te lëkura ndodhen vitaminat më të shumta. Sidoqoftë është e vështirë të hash një kivi të paqëruar, edhe pse ajo është shumë e mirë për ju, informon abcnews.al.
Lëkura e kivit është plot me fibra, që janë të rëndësishme për tretje. Fibrat gjithashtu kanë një efekt pozitiv në uljen e kolesterolit, sipas Health Net. Por, sdo që të jetë, njerëzit nuk e preferojnë ta hanë lëkurë e kivit sepse është e ashpër dhe nuk ka shije të mirë.
Po mos harroni se, ngrënia e lëkurës së kivit mund të sigurojë edhe zorrët tuaja të funksionojnë si duhet. Që ju të mos e keni të vështirë konsumin e tyre, vendoseni në blender me kos ose qumësht./e.b-abcnews.al