Pse Elgit Doda quan Ramën “kopjac”? Fotoja që tregon si qendron lidhja e këngës me Xhensilën

schedule15:42 - 6 Qershor, 2022

schedule 15:42 - 6 Qershor, 2022

Pak ditë më parë, Elgit Doda dhe Xhensila Myrtezaj publikuan këngën e tyre më të re me titull “A e din”. Kjo këngë u kthye menjëherë në hit dhe dëgjohet kudo. Mirëpo, edhe videoklipi nuk kaloi pa u komentuar.

Madje, së fundmi, në vendin piktoresk ku dyshja realizoi xhirimet ka shkuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka nguruar të ndajë disa foto në rrjetet sociale.

Menjëherë këtë moment e ka ripostuar Giti në Instastory, duke shkruar me shaka: “A mer kopjac, a mer kopjac”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!