Me siguri habiteni nga fakti se disa ushqime, pavarësisht se kanë një lëkurë jo të ngrënshme, duket të lahen para konsumimit. Pavarësisht se mund t’i qëroni disa fruta dhe perime, gjatë këtij procesi, bakteret nga lëvozhga bien në kontakt me lëkurën dhe transmetohen në pjesën që keni qëruar.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të lani mirë bananet, mandarinat, pjeprin, portokallin dhe frutat e ngjashme përpara se t’i qëroni. Edhe arrat duhen larë kur nuk iu është hequr lëvozhg sepse nuk e dini se si janë ruajtur gjatë prodhimit dhe transportit.
Përveç kësaj, larja ndihmon në largimin e acidit fitik, i cili mbron nga parazitët që dëmtojnë trupin.Dhe frutat e thata duhen larë. Ata konsiderohet nga më të pistët, sidomos nëse nuk janë të ambalazhuar. Frutat e thata duhet të lahen mirë nën ujë të rrjedhshëm apo edhe të zhyten në ujë për disa orë. /abcnews.al