Milani ishte afër barazimit të dytë radhazi në kampionat, por Zlatan Ibrahimovic nuk e kishte akoma fjalën e fundit, realizoi një eurogol falë një veprimi të bukur akrobatik në minutën e 83-të, duke i dhuruar kuqezinjve fitoren 1-2 në fushën e Udineses.
Zlatan Ibrahimovic’s (best player in the league) pic.twitter.com/oRbfPywYzS
— ?SS (@semo33xx) November 1, 2020
Ekipi i Stefano Piolit vijon të kryesojë Serie A me 16 pikë pas javës së gjashtë. Goli i shtatë në katër takime të luajtura dhe vendi i parë në renditjen e golashënuesve të Serie A për 39-vjeçarin suedez. Moment fantastik për Milanin dhe bomberin nordik.
Ibra njihet edhe për komentet unike që bën në rrjetet sociale. I tillë është edhe postimi i fundit, aty shfaqet në momentin e golit të shënuar. “Pse duhet të vraposh kur mund të fluturosh“, shkruan lideri dhe goleadori i Milanit, koment që ka marrë reagime të shumta. /abcnews.al

