Pse duhet të pini ujë të nxehtë me limon çdo mëngjes

schedule14:51 - 25 Nëntor, 2020

schedule 14:51 - 25 Nëntor, 2020

Pirja e ujit të nxehtë me limon në mëngjes është një zakon i famshëm shëndetësor dhe ka shumë indikacione se është i dobishëm për sistemin tretës dhe imunitar. Një studim i ri tregon se kjo pije mund t’i japë trupit një dozë të vitaminës C që forcon imunitetin.

Pirja e ujit të nxehtë eliminon fryrjen e tepërt, rrit temperaturën thelbësore të trupit dhe ndihmon tretjen. Modelja e njohur Romee Strijd e konsideron ujin e nxehtë me limon “pijen e mëngjesit”. Sipas hulumtimit, kjo praktikë ndihmon gjithashtu në humbjen e peshës.

Por bëni kujdes që të mos e zieni ujin me limonin sepse mund të zvogëlojë sasinë e vitaminës C por dhe lëndëve ushqyese të saj. Ekspertët sugjerojnë që pirja e ujit të ngrohtë në mëngjes ndihmon në pastrimin e zorrëve, ndalon fryrjen dhe heq lëngun e tepërt. /abcnews.al