Pse duhet të filloni të hani çokollatë të zezë, në mëngjes

schedule12:45 - 3 Mars, 2021

schedule 12:45 - 3 Mars, 2021

Disa e kanë larguar fare çokollatën nga dieta e tyre, por ju duhet të dini se ajo është përdorur që në kohërat antike për të trajtuar shumë probleme shëndetësore. Ne të abcneës.al do ju tregojmë pse duhet të hani çokollatë në mëngjes.

Përmirëson fuqinë e trurit tuaj

Njerëzit të cilët hanë çokollatë të zezë të paktën një herë në javë kanë tendencë të performojnë më mirë në teste të ndryshme mendore dhe të kujtesës, zbuloi një studim. Flavanolët në kakao rrisin rrjedhjen e gjakut në tru dhe ato mblidhen në pjesë të trurit që janë përgjegjëse për të mësuarin dhe kujtesën.

Ajo qetëson dëshirat tuaja

Ngrënia e çokollatës duket si mënyra e fundit për të humbur peshë, por një copë në mëngjes mund të zvogëlojë zakonet e këqija të ngrënies duke qetësuar dëshirat tuaja për pjesën tjetër të ditës. Ndihmon në rregullimin e oreksit tuaj dhe zvogëlon rrezikun e mbingopjes. Kërkimet kanë treguar, se një mëngjes me shumë kalori që përfshin çokollatën ndihmon në uljen e kalorive gjatë gjithë ditës, informon abcnews.al.

Është përforcues i humorit

Mëngjeset janë të vështira dhe të zymta në të shumtën e kohës, por pak çokollatë mund të ndryshojë humorin tuaj dhe mund të nxisin ndjenjat pozitive. Ngrënia e çokollatës stimulon prodhimin e endorfinës dhe ndërvepron me serotoninën dhe dopaminën. Çokollata shquhet gjithashtu për efektin e saj anti-depresiv.

Është e mirë për shëndetin tuaj

Rezulton se njerëzit që hanë më shumë çokollatë në ditë kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Ngrënia e çokollatës së zezë ul presionin e gjakut dhe ndihmon enët e gjakut të relaksohen falë oksidit të azotit të prodhuar nga flavonoidet, informon abcnews.al.

Ju ndihmon të kaloni në modalitetin e punës

Ashtu si kokrrat e kafesë dhe çaji, kakaoja përmban kafeinë. Sasia mund të ndryshojë, por si rregull, çokollata e zezë ka më shumë kafeinë se të tjerat. Dhe si ushqimet e tjera me kafeinë, çokollata ju bën më vigjilentë dhe zgjuar.

Mbështet sistemin imunitar

Mbi të gjitha përfitimet e tjera, çokollata është e mbushur me lëndë ushqyese. Çdo 70% çokollatë e zezë përmban antioksidantë, si kalcium, bakër, kalium dhe magnez. Flavanolët do të ndihmojnë për të luftuar dëmtimin e qelizave të shkaktuara nga oksidantët në të cilët jemi të ekspozuar çdo ditë: gjëra të tilla si tymi i cigareve, ndotja e ajrit dhe alkooli. Kështu që, hani pak çokollatë para se të dilni nga shtëpia./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!