Avokadoja është një nga ushqimet më të mira që mund t’i prezantohen fëmijës në momentet e para të fillimit të ushqimeve të ngurta, pasi përmban yndyrna “të mira” dhe vlera të mëdha ushqyese për një zhvillim të përkryer fizik dhe mendor të fëmijës.
Avokadoja është quajtur si një nga ushqimet më të përsosura të natyrës, sepse mendohet se përmban të gjithçka që ka nevojë njeriu për të mbijetuar.
Avokadoja është e pasur me vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B1, vitaminë B2, vitaminë B6, magnez, fosfor, kalcium, hekur, beta karorreten, sasi të vogla selenium etj.
Kur mund t’ja prezantojmë fëmijës avokadon?
Avokadoja është një ushqim i mrekullueshëm për fëmijën që në momentet e para të fillimit të ushqimeve të ngurta. shpesh ky proces rekomandohet të fillohet me drithërat, por një alternativë shumë e mirë do të ishte edhe ky frut, kjo pasi ajo është shumë e butë dhe mund të pranohet shumë lehtë nga fëmija.
Ajo mund të fillohet shumë shpejt, nga muaji i 4-5 nëse fëmija ushqehet me qumësht formule, dhe nga muaji i 6-të nëse fëmija ushqehet me gji. Bebet kanë nevojë për karbohidrate, yndyrna të shëndetshme dhe proteina për një rritje të mirë dhe të shëndetshme gjatë vitit të parë të jetës, por edhe gjatë vitit të dytë.
Po! Avokadot janë plot me yndryrë dhe për këtë ju nuk duhet të shqetësoheni sepse fëmija ka nevojë për të, në mënyrë që sistemi nervor të zhvillohet në mënyrën e duhur. Ju duhet të dini se një filxhan me pure avokado përmban 700 kalori. Ju mund ta kombinoni atë me fruta si pjeshkë, dardhë, banane, me kos etj.
*PhD.MD.Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste
/abcnews.al/