Pse duhet ta fikni telefonin çdo ditë?

schedule15:32 - 12 Shtator, 2023

schedule 15:32 - 12 Shtator, 2023

Kryeministri australian Anthony Albanese dha së fundmi disa këshilla për sigurinë kibernetike që kanë rezultuar të jenë të mira, sipas ekspertëve. Këshilla e tij kryesore është ajo e dhënë nga ekspertët e IT-së në mbarë botën, e cila është të fikni rregullisht pajisjet tuaja për periudha të shkurtra.

Fikja e telefonit dhe kompjuterit tuaj për një periudhë të shkurtër kohore ndalon të gjitha aplikacionet në funksion dhe mund të zgjidhë disa probleme të pajisjes. Nga pikëpamja e sigurisë, kjo mund të heqë disa lloje malware. Në rast të një sulmi në të cilin një sulmues dërgon një mesazh që instalon malware, shfrytëzimi i dobësive mund të parandalohet duke rindezur telefonin.

Edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA rekomandon rinisjen e telefonit çdo ditë për njerëzit që mund të jenë në shënjestër, si gazetarët apo politikanët.

Sipas ekspertëve, fikja e telefonit çdo ditë për një periudhë prej të paktën 5 minutash mund të sigurojë mbylljen e aplikacioneve që kërkojnë një lidhje të vazhdueshme për të monitoruar aktivitetet dhe për të mbledhur të dhëna nga pajisja. Megjithatë, theksohet se shumë varet nga lloji i malware dhe fuqia e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!