Pse djali i Meghan dhe Harryt nuk është princ

schedule12:13 - 9 Mars, 2021

schedule 12:13 - 9 Mars, 2021

Në intervistën e saj me Oprah Winfrey, dukesha e Sussex, Meghan Markle, tha se gjatë kohës kur ishte shtatzënë, në familjen mbretërore kishte shumë biseda rreth statusit të djalit të saj, duke përfshirë edhe titullin që ai do të merrte.

“Ata po thoshin që nuk donin të ishte një princ ose princeshë, ndërkohë që në protokoll thuhej ndryshe”, tha ajo.

Por, çfarë thotë protokolli mbretëror?

Rregullat për atë se kush mund të jetë princ dhe kujt mund t’i referohen me lartësia e tij mbretërore (HRH) vijnë nga një letër patentë lëshuar nga mbreti George V në nëtor 1917.

Letër patentat janë instrumente ligjore të cilat mund të marrin formën e një letre të hapur ng monarku. Ato mund të përdoren për deklarata mbretërore ose për dhënien e titujve.

Në letrën e vitit 1917, George V deklaroi se stërnipërit dhe stërmbesat e monarkut nuk do të ishin më princa apo princesha, përveç djalit të madh të djalit të madh të Princit të Uellsit.

Në situatën tonë aktuale, kjo do të thotë që Princi George u bë automatikisht një princ, por jo Archie, edhe pse të dy janë stërnipër të Mbretëreshës.

Sipas këtij protokolli, vëllezërit e motrat e Princit George,  Charlotte dhe Louis, nuk do të kishin marrë titullin.

Por në dhjetor 2012, Mbretëresha lëshoi ​​gjithashtu një letër patentë ku thuhej se të gjithë fëmijët e Princit William do të kishin të drejtë të ishin princa ose princesha dhe të merrnin titullin HRH.

Po titulli i Archie?

Sipas letrës së vitit 1917, Archie ka të drejtë të bëhet një princ,  por jo akoma.

Fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex do të duhej të prisnin derisa Princi Charles të bëhej mbret, në atë moment ata do të ishin nipërit e mbesat e monarkut dhe kështu do të kishin të drejtë të ishin princër ose princesha./e.b-abcnews.al