Pse disa njerëz nuk shtojnë peshë? Studiuesit zbulojnë ‘gjenin e dobët’, si ndikon në organizëm

schedule14:33 - 4 Qershor, 2020

schedule 14:33 - 4 Qershor, 2020

Ndërsa shumë njerëz luftojnë për të hequr kilet e tepërta, të tjerë mundohen të hanë sa më shumë por përsëri qëndrojnë të dobët.  Disa shkencëtarë në Angli kanë zbuluar një “gjen të dobët” që mund të shpjegojë pse disa njerëz nuk fitojnë peshë.

Dr Josef Penninger, një nga autorët e studimit, tha: “Ne të gjithë i njohim këta njerëz, të cilët mund të hanë gjithçka që dëshirojnë, ata nuk ushtrojnë, por ata thjesht nuk fitojnë peshë. Ata përbëjnë rreth një përqind të popullsisë.”

Studiuesit krahasuan përbërjen gjenetike të 47.102 pjesëmarrësve, disa prej të cilëve ishin të dobët dhe të tjerët me peshë normale. Studimi tregoi se personat e dobët kishin një mutacion në një gjen të quajtur ALK (Anaplastik Lymfoma Kinase), shkruan “Mirror”.

Për të parë efektin e gjenit ALK, studiuesit bënë testime tek minjtë. Minjtë ushqeheshin me të njëjtën dietë si ata me gjenin ALK, por u zbulua se këta të fundit peshonin më pak dhe kishin më pak yndyrë në trup.

Puna jonë tregon se ALK vepron në tru, ku ajo rregullon metabolizmin duke integruar dhe kontrollin e shpenzimit të energjisë.” tha Dr Michael Orthofer, i cili udhëhoqi studimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!