Pse del kaq shpesh në rrjetet sociale? Përgjigjet Rama

schedule10:23 - 6 Maj, 2020

schedule 10:23 - 6 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në “ABC-ja e Mëngjesit” ka folur për situatën e pandemisë dhe një sërë çështjesh me interes për situatën aktuale në vend.

Një nga pyetjet e drejtuara gjatë intervistës nga gazetari Enkel Demi ishte dalja e shpeshtë e kryeministrit në rrjete sociale.

Rama tha se për shkak se ndiqet nga qytetarë të shumtë në rrjete sociale, kjo sipas tij është edhe një formë për të informuar publikun.

Ndërkohë për situatën e sjellë si pasojë e Covid-19, Rama sqaroi se vendimet për çështjen e pandemisë, janë të marra nga autoriteti përkatës që është Ministria e Shëndetësisë.

“Ajo që unë kam bërë, është thjesht publikimi që njerëzit të informohen më shpejt dhe më mirë”, u shpreh ai.

Lexo edhe: Mjekët e kthyer nga Italia, Rama: Janë testuar të gjithë dhe kanë dalë negativë

Enkel Demi: Si ka mundësi që gjen kaq shumë kohë për të dalë në televizor dhe rrjetet sociale? Kur e ke drejtuar për herë të fundit mbledhjen e qeverisë?

Edi Rama: Përpara dy apo tre ditësh. Mbledhjet e qeverisë janë të përcaktuara një herë në jave dhe është e ndaluar që të jepen në media.

Në Fletoren zyrtare publikohen vendimet e qeverise jo tendera, qeveria nuk bën tendera.

Enkel Demi: Një nga vendimet e fundit është të jepet me koncesion Porto Romano?

Edi Rama:  Është e pavërtetë. Ju ngatërroni idetë e qeverisë me mbledhjen e Parlamentit.

Enkel Demi: Bonusi për pagat e mësuesve nuk është aprovuar?

Edi Rama: Mësuesit janë në detyrë nuk kanë çfarë të kenë shtesë./abcnews.al