“Pse debatova me Teodor Laçon”, Gëzim Kame rrëfen pas shumë vitesh prapaskenat e “Shi në plazh”

schedule13:12 - 7 Mars, 2023

schedule 13:12 - 7 Mars, 2023

Regjisori Gëzim Kame ka veçuar disa nga aktorët shqiptarë që ka më pranë dhe ka zgjedhur të punojë për vite me radhë me ta.

Gjatë intervistës për “Pas Mesnate” në ABC Neës, ai foli me emra nga Robert Ndrenika, Viktor Zhusti deri te emra të cilën tani nuk jetojnë më.

“Është një grup aktorësh, nga ata që janë më intimët e mi, kam punuar gjatë. Të përmendësh për shembull, Robert Ndrenikën, kam 12-13 vepra që kemi punuar së bashku, me Viktor Zhustin po ashtu, me Yllka Mujon, me Ndriçim Xhepën, me Rajmonda Bulkun, Elvira Diamantin. Janë shumë, pastaj një pjesë fati i keq kanë ndërruar jetë shumë shpejt si Fatos Sela, Agim Qirjaqi etj”, u shpreh Kame.

Më tej, sa i përket komedisë së njohur “Shi në plazh”, ai ka zbuluar se ka debatuar për një personazh me Teodor Laçon.

 “Ajo që më shoqëroi pas kësaj vepre gjatë gjithë jetës sime, është se duhet të ketë një bashkëpunim midis regjisorit dhe autorit, jo merr veprën e autorit ashtu siç e ka shkruajtur dhe regjisori ta vërë në skenë. Jo, ne punuam shumë gjatë me Teodorin, patëm kërkesat tona, patëm debate mendimi me njëri-tjetrin derisa mbërriti kjo vepër aty ku është. Aty i kemi hequr një personazh, Jeta e kishte, mbaj mend si tani emrin, e cila ishte e dashura e dajës së tij, ishte debat i madh, Ata e donin shumë atë personazh, po na e bënte çik pis personazhin e dajës, i cili ishte steril në marrëdhëniet nuk i donte dhe pikë, edhe ky sikur ishte përlyer me atë. Mirëpo, debati ka qene me javë të tëra derisa ju mbush mendja që mund të hiqet ajo dhe është hequr goxha skenë nga ajo”, tregoi Kame./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!