Pse burrave u pëlqen ngjyra e kuqe, shkencëtarët tregojnë arsyen

schedule19:19 - 12 Gusht, 2022

schedule 19:19 - 12 Gusht, 2022

Edhe pse shumë do të mendojnë se ngjyrat nuk luajnë një rol të rëndësishëm, ekspertët pohojnë se ato tregojnë se çfarë lloj besimi dhe pikëpamjeje keni. Kështu, thuhet se nëse preferoni nuancat e ndezura, zakonisht shiheni si një person shumë optimist dhe e kundërta është për nuancat e errëta.

E kuqja ka tërhequr gjithmonë vëmendje të veçantë, ndaj vihet në dukje se meshkujt i perceptojnë femrat e veshura me këtë nuancë sikur të jenë gati të flirtojnë.
E kuqja është ngjyra e pasionit, dashuriës dhe nëse vishni një fustan apo këmishë të kuqe, ka gjasa që të tërhiqni një mashkull, nëse jo më shumë.

Shkencëtarët besojnë se tërheqja ndaj ngjyrës së kuqe bazohet në gjak dhe lidhet me pjellorinë e gruas. Gjithashtu, efekti i hormoneve luan një rol të madh në këtë histori. Gjegjësisht, para çiftëzimit, shumë kafshë marrin një ngjyrë të kuqe në zonën gjenitale, e cila automatikisht i tërheq meshkujt për t’u çiftuar.

Sipas ekspertëve, kështu është edhe me meshkujt. Është e sigurt që një pjesëtar i seksit më të fortë do t’i afrohet më shpejt një gruaje të veshur me fustan apo bluzë të kuqe sepse mendon se nuk do ta refuzojë. Kjo është ajo që kanë përcaktuar shkencëtarët nga Universiteti i Rochester në Nju Jork.

Siç pretendohet, meshkujt në fakt nuk kanë një tërheqje të lindur ndaj të kuqes, është një reagim spontan.“Kërkimet kanë treguar gjithashtu se nëse meshkujt duan të tërheqin vëmendjen e një gruaje, nuk është e kotë të kenë një pjesë të kuqe në gardërobën e tyre”, pohojnë shkencëtarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!