Gjini i “Kosheres” ka vizituar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai ka shkuar në zyrë, duke thënë se e ka dërguar Sali Berisha, pasi poshtë tavolinës së kryedemokratit ka harruar një përgjues.
Ndërkohë, biseda mes tyre ka vijuar me plot nota humori, pasi siç dihet Gjini është një fans i flaktë i Berishës.
Një pjesë nga dialogu:
Basha: Ju për zotin lodheni kot sepse këtu 95% e bazës më duan mua.
Gjini: Sa sa të duan ty ore?
Basha: 95% e bazës.
Gjini: Ty vetëm po të deshi 95% e Mero Bazes, jo e bazës o Lulush.
Basha: Gjin më thuaj tani se për çfarë ke ardhur këtu?
Gjini: Kam ardh se më ka dërguar Sali Berisha.
Basha: Gjin, jo, jo, të lutem, unë nuk pranoj negociata. Pikë, nuk dua.
Gjini: Nuk më ka dërguar për negociata Lulush, më ka çuar për atë përgjuesin poshtë tavolinës. E ka harruar aty./abcnews.al